Përmbledhja
Mjekët e përgjithshëm promovojnë shëndet të mirë, identifikojnë, trajtojnë dhe zvogëlojnë rrezikun ndaj sëmundjeve të mundshme, lëndimeve dhe problemeve të tjera shëndetësore.
Universitare
Mesatarisht
Shëndetësi dhe mirëqenie
600 - 800
I
0%
V
0%
A
0%
P
0%
Përmbledhja
Mjekët e përgjithshëm promovojnë shëndet të mirë, identifikojnë, trajtojnë dhe zvogëlojnë rrezikun ndaj sëmundjeve të mundshme, lëndimeve dhe problemeve të tjera shëndetësore.
Aktivitetet
Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen
Kushtet e punës
Mjekët e përgjithshëm punojnë në spitale dhe klinika publike ose private. Ata mund punojnë në dhomat e tyre personale me mjete bazike mjekësore ose në qendra më të mëdha shëndetësore bashkë me mjekë të tjerë dhe të vizitojnë pacientët në grupe. Mjekët e përgjithshëm kanë orar të parregullt dhe të zgjatur.
Veglat e punës
Mjekët e përgjithshëm përdorin pajisje të ndryshme, siç janë stetoskopët, tensiometrat, termometrat, laringoskopët, shiringat, maskat e oksigjenit, e kështu me radhë. Përveç kësaj, mjekët e përgjithshëm veshin doreza dhe maska mjekësore për shkak të kontaktit të tyre të vazhdueshëm me sëmundje infektive.
Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme
Që të bëheni mjek i përgjithshëm, ju duhet të përfundoni nivelin bachelor në degën e mjekësisë dhe shkollim shtesë pasuniversitar klinik. Gjithashtu, në mjekësi ka fusha të ndryshme të specializimit, siç janë kirurgjia, psikiatria, dermatologjia, radiologjia, neurologjia etj.
Cila është ideja juaj?
Duke përdorur platformën e Shkollave/Kolegjeve për shumë prej profesioneve mund të gjeni shkollimin adekuat ne Kosovë.