Montues/-e

Shkollimi

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Paga

180 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Montuesit përdorin lloj-lloj vegla dhe teknika inxhinierike për të ndërtuar, mirëmbajtur dhe rregulluar pajisje dhe makineri sipas standardeve.

Aktivitetet

  • Leximi i skemave dhe diagrameve për të përcaktuar metodat dhe sekuencat e montimit të një pjese apo makinerie
  • Verifikimi i dimensioneve të një pjese, duke përdorur instrumente precize të matjes, për t’u siguruar për specifikat
  • Operimi me makina për të ndërtuar pajisje, orendi dhe të ngjashme
  • Identifikimi i ndonjë defekti apo pjesë të vjetruar
  • Riparimi dhe zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të shijojnë punën teknike
  • Të jenë në gjendje të mirë fizike
  • Të kenë koordinim të mirë dorë-sy
  • Të jenë të aftë të punojnë në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit
  • Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve

Kushtet e punës

Montuesit mund të jenë elektromontues, montues të makinave të ndryshme si ato të përpunimit të drurit, letrës, tekstilit, makinave bujqësore, industriale, minierave, prodhimeve metalike etj. Kushtet e tyre të punës variojnë prej fushës së tyre të punës dhe punëdhënësit. Ata zakonisht punojnë në punëtori, vende të prodhimit, apo në vende ku është bërë porosia për një produkt. Ambienti i tyre i punës mund të jetë i zhurmshëm dhe jo shumë i pastër. Montuesit shumicën e ditës e kalojnë në këmbë dhe shpesh iu duhet të përkulen.

Veglat e punës

Montuesit duhet të jenë të njoftuar me rregullat e sigurisë dhe të veshin pajisje mbrojtëse personale (p.sh. pajisje për vesh për të minimizuar nivelin e zhurmës, syze, këpucë etj.) Ata përdorin mjete për t’i dhënë formë drurit, metaleve apo materialeve të ndryshme, makineri për shpim, prerje, saldim etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si montues zakonisht kryhet një stazh pune. Punonjësit zakonisht fillojnë me detyra më të lehta, dhe me eksperiencë vijnë duke u avancuar.  

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet