Mullixhi

Mullixhi

Shkollimi

Trajnime profesionale

Aktualiteti

I ulët

FUSHA E EDUKIMIT

Inxhinieri, prodhim dhe ndërtimtari

Paga

180 - 220

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Mullixhitë kujdesen për mullirin dhe prodhimin e drithit, vajit të ullirit apo ndonjë produkti tjetër.

Aktivitetet

  • Përkujdesja për mirëmbajtën e mullirit, duke rishikuar çdo ditë funksionimin e pajisjeve dhe pastrimin e tyre
  • Kontrollimi që produktet e prodhuara të jenë sipas standardeve të kualitetit dhe sigurisë së ushqimit
  • Rishikimi i funksioneve të mullirit dhe analizimi i rrymave ujore ose ajrore për të përcaktuar performancën
  • Bashkëpunimi me stafin dhe koordinimi i aktiviteteve të tyre

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë qëndrueshmëri dhe forcë fizike
  • Të jenë të aftë të punojnë me orar të gjatë
  • Të shijojnë punën manuale dhe teknike
  • Të respektojnë standardet e punës së tyre

Kushtet e punës

Mullixhitë punojnë në hapësira ku ka mullinjë. Vendi i tyre i punës është mjaft i zhurmshëm dhe me pluhur. Ata bashkëpunojnë me pjesën tjetër të stafit, që janë mullixhinjtë e tjerë, punëtorët që mirëmbajnë mullinjtë, punëtorët administrativ dhe menaxhmenti.

Veglat e punës

Mullixhinjtë punojnë në mullinjtë tradicional me ujë ose ata më modern elektronik. Ata menaxhojnë produktet e prodhuara, si gruri apo vaji. Mullixhinjtë duhet të veshin uniformë.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si mullixhi nuk nevojitet ndonjë kualifikim formal. Shkathtësitë në këtë profesion përvetësohen përmes edukimit jo-formal, p.sh. trajnimi në vendin e punës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?