Roadbuilder

Ndërtues/-e i/e rrugëve

Shkollimi

Trajnime profesionale

Aktualiteti

I ulët

FUSHA E EDUKIMIT

Inxhinieri, prodhim dhe ndërtimtari

Paga

250 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Ndërtuesit e rrugëve ndërtojnë dhe mirëmbajnë rrugë, zona të parkimit, pista si dhe sipërfaqe të tjera.

Aktivitetet

Shtrimi i rrugës me zhavorr, beton dhe asfalt 
Kontrollimi i gjendjes së urave, autostradave dhe rrugëve regjionale
Mirëmbajtja dhe riparimi i rrugëve ekzistuese
Gërmimi i sipërfaqes për krijim të hapësirave për tubacionet e ujit, kanalizimit dhe rrymës

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

Aftësi fizike, forcë dhe qëndrueshmëri 
Një qasje metodike për punën e tyre 
Ta pëlqejnë punën në hapësira të hapura 
Koordinim të mirë sy-dorë 

Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi

Kushtet e punës

Ndërtuesi i rrugës punon në hapësira të hapura sikurse rrugët regjionale, ura, autostrada etj. Atyre ju duhet të punojnë në kushte jo të përshtatshme klimatike. Zakonisht punojnë me orar të rregullt të punës por në rast të ndonjë afati apo emergjence ata punojnë deri në orët e vona. Kushtet e punës mund të jenë të rrezikshme dhe punonjësit e rrugës duhet të punojnë brenda udhëzimeve strikte të sigurisë.

Veglat e punës

Ndërtuesit e rrugës përdorin një pajisje të specializuara për përpunimin e rrugëve, si rrafshuesit, makina për gërmim dhe shtrim, lopata si dhe pajisje të specializuara të matjeve. Ata punojnë me materiale të tilla si bitum, beton dhe rërë, po ashtu përdorin automjete të rënda si kamionë dhe buldozerë. Ata zakonisht janë të detyruar të veshin rroba të dukshme dhe pajisje sigurie të tilla si veshjet, syzet, kapelat e kuqe dhe çizmet e punës.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

 Profesioni i ndërtuesit të rrugës mësohet në shkollat e mesme profesionale ose përmes edukimit jo-formal, p.sh. trajnimit në vendin e punës, apo trajnimeve të tjera të ndryshme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?