Ndihmëskuzhinier/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Teknologji Ushqimore, Prodhim

Paga

200 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Ndihmës kuzhinierët ndihmojnë kuzhinierët kryesor në përgatitjen e ushqimeve. Ata përgatisin ushqime të thjeshta, sigurohen që gjithçka të jetë në rregull sipas nevojave të kuzhinierit dhe mbajnë mjedisin pastër.

Aktivitetet

  • Organizimi i hapësirës së punës
  • Përgatitja e ushqimit
  • Zbukurimi i pjatave
  • Pastrimi i kuzhinës dhe mjeteve të punës

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë aftësi të ndjekin udhëzimet në mënyrë efektive
  • Të ndjejnë kënaqësi në përgatitjen e ushqimit
  • Të posedojnë higjienë të lartë personale
  • Të jenë të kujdesshëm dhe të saktë
  • Të jenë në gjendje të qëndrojnë në këmbë për orë të tëra
  • Të jenë të gatshëm të punojnë shpejtë dhe në grup

Kushtet e punës

Ndihmës kuzhinierët punojnë me ndërrime, gjatë fundjavave si dhe gjatë festave. Ata në shumicën e rasteve punojnë në ambiente të mbyllura, në temperatura të larta dhe me lagështi. Për shkak se kuzhinierët punojnë me thika dhe mjete të tjera të mprehta, prerjet dhe djegiet janë pothuajse të pa evitueshme. Kërkohet të vishet uniforma dhe mbajtja e kapelës. 

Veglat e punës

Disa nga veglat e punës të kuzhinierëve janë: thikat, tenxheret, tiganët, furrat dhe të ngjashme për përgatitje të ushqimit, mjete për pastrim të kuzhinës etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i kuzhinierit mësohet në shkollat e mesme profesionale ose përmes edukimit jo-formal, p.sh. trajnimit në vendin e punës apo trajnimeve të tjera të ndryshme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet