Nëpunës/-e i/e burimeve njerëzore

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Ekonomi, Administratë, Juridik

Paga

250 - 400

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Nëpunësit e burimeve njerëzore kryejnë shumicën e punëve administrative që kanë të bëjnë me një staf të caktuar. Ata punojnë si ndërmjetësues mes menaxherëve të burimeve njerëzore dhe punonjësve.

Aktivitetet

  • Hartimi dhe mirëmbajtja e të dhënat të punonjësve
  • Planifikimi i procedurave për rekrutim, trajnim, promovim, transferim dhe shkarkim të stafit
  • Shqyrtimi i kërkesave dhe ankesave të punonjësve
  • Komunikimi me shërbimet publike
  • Zbatimi i politikave të sigurisë dhe shëndetit në punë
  • Orientimi i stafit të ri
  • Asistimi i rekrutuesve në punësim

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe organizative
  • Aftësi të shkrimit dhe komunikimit
  • Maturi kur kanë të bëjnë me të dhënat personale
  • Njohuri të politikës së burimeve njerëzore dhe legjislacionit në vendin e punës.

Kushtet e punës

Nëpunësit e burimeve njerëzore mund të punojnë në organizata/institucione të ndryshme në sektorin publik dhe privat. Zakonisht punojnë në zyrë dhe kanë orar të rregullt të punës. Ata punojnë si pjesë e ekipit bashkë me drejtuesit e burimeve njerëzore dhe nëpunësit e tjerë.

Veglat e punës

Nëpunësit e burimeve njerëzore përdorin kompjuterë për ruajtjen e të dhënave të punonjësve dhe politikave të burimeve njerëzore, si dhe mjete të tjera të zyrës si printer, fotokopje, telefon, etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t'u bërë nëpunës i burimeve njerëzore, nevojitet të keni kualifikim formal në fushën e burimeve njerëzore apo në një fushë të ngjashme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet