Nëpunës/-e i/e Export-Import-it

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Tregti, Transport, Komunikacion Rrugor

Paga

250 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Nëpunësit e eksport-importit menaxhojnë të dhënat për dërgesat ndërkombëtare dhe ofrojnë mbështetje në proceset e mëtutjeshme të transportit. Ata punojnë me agjentë doganor, depoistë, kompanitë e transportit  dhe klientët privat. Nëpunësit ndihmojnë me transportimin, marrjen dhe mbajtjen e të dhënave për transaksionet ndërkombëtare.

Aktivitetet

  • Monitorimi i dërgesave dhe komunikimi me klientë rreth dërgesave
  • Koordinimi i transportit me agjentët e doganave
  • Bashkëpunimi me kompanitë e sigurimeve
  • Plotësimi i dokumentacionit import-eksport (përpilimi i ngarkesave të transportuesve dhe rrugëve, llogaritja e pagesave ndërkombëtare, monitorimi i pagesave)
  • Identifikimi i pakove të dërguara dhe mbledhja e të dhënave

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë të aftë në komunikim dhe negocim 
  • Të kenë njohuri për matematikë bazike
  • Të kenë njohuri për përdorimin e programeve kompjuterike
  • Të ketë aftësi organizative dhe administrative
  • Të punojnë si pjesë e grupit
  • Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve

Kushtet e punës

Nëpunësit e eksport-importit janë të punësuar në kompani të ndryshme. Ata punojnë me orar të rregullt të punës, e me raste ju kërkohet edhe të udhëtojnë.  Në shumicën e kohës punojnë si pjesë e grupit.

Veglat e punës

Nëpunësit e eksport-import punojnë me mjete të zyrës përfshirë këtu kompjuterët, aplikacionet për mbajtje të të dhënave, printerët, aparatet fotokopjuese, telefonat etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të u bërë nëpunës i eksport-importit kërkohet diploma e shkollës së mesme. Po ashtu preferohet njohja e gjuhëve të huaja.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet