Ngjyrëpunes/-e (llakpunues/-e)

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Arkitekturë, Ndërtimtari, Zdrukthtari

Paga

200 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Ngjyrë punuesit / llak punuesit aplikojnë ngjyrë apo llak në artikujt dhe strukturat e prodhuara. Ata përgatisin sipërfaqet duke larguar ngjyrat e vjetra dhe sigurohen që ato të jenë të pastra dhe më pas bëhet mbulimi në rastet kur ato nuk janë të ngjyrosura.

Aktivitetet

  • Përgatitja e sipërfaqeve
  • Largimi i yndyrës, pluhurit dhe ndryshkut
  • Lyerja e makinave, autobusëve dhe automjeteve të tjera
  • Aplikimi i llakut dhe shtresave tjera mbrojtëse
  • Aplikimi i ngjyrës dhe shtresave mbrojtëse

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të ndjenjë kënaqësi në punë manuale
  • Të kenë koordinim të mire dorë-sy
  • Të jenë njohës të mirë të ngjyrave
  • Të jenë të saktë dhe të kujdesshëm në punën e tyre
  • Të kenë fizik të mirë dhe aftësi të punojnë në lartësi

Kushtet e punës

Ngjyrë punuesit / llak punuesit punojnë në objekte të ndryshëm industriale ose komerciale si dhe shtëpi private. Zakonisht punojnë  brenda por edhe në ambiente të jashtme. Puna jashtë bëhet vetëm në rastet kur koha është e mirë, kështu që llak punuesit duhet të jenë të gatshëm të punojnë edhe në temperatura të larta. Ngjyra ose llaku janë kemikate prandaj janë të domosdoshme pajisjet mbrojtëse siç janë maskat, dorëzat, uniforma si dhe duhet t’i kushtohet rëndësi ventilimit.

Veglat e punës

Ngjyrë punuesit / llak punuesit përdorin pajisje të ndryshme për të aplikuar ngjyrën ose larguar atë. Ata përdorin tapiceritë me avull, skallperët, përfituesit e ngjyrës etj. Kur bëhet fjalë për aplikimin e ngjyrave përdoren spërkatëset,  ngjitësit, brushat, shpuzat, rrjetat për terje etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i ngjyrë punuesit apo llak punuesit mësohet në shkollat e mesme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet