Operator/-e i/e furrave për përfitimin e metaleve

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I ulet

FUSHA

Miniera, Minerale

Paga

250 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Operatorët e furrave metalike monitorojnë procesin e krijimit të metaleve përpara se të hidhet në kallëp. Ata kontrollojnë furrat metalike dhe drejtojnë të gjitha aktivitetet e operimit të furrave, duke përfshirë interpretimin e të dhënave kompjuterike, matjen dhe rregullimin e temperaturës, shtimin e përbërësve të tjerë me një funksion të vetëm për të përpunuar dhe konvertuar xeherorët mineralë dhe për të rafinuar, përforcuar dhe nxjerrë metalet.

Aktivitetet

  • Përgatitja dhe zgjedhja e metaleve të gatshme për furrë
  • Matja dhe kontrollimi i temperaturës
  • Shtimi i hekurit, oksigjenit dhe aditivëve të tjerë për t'u shkrirë në përbërjen e dëshiruar metalike
  • Kontrollimi i përgatitjes, matjes dhe furnizimit të lëndës së parë dhe agjentëve përpunues në impiant
  • Kontrollimi i trajtimit të metaleve me kemikotermik me qëllim që të arrijnë standardet

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të shijojnë punën teknike
  • Të kenë shkathtësi organizative
  • Të kenë shkathtësi në zgjidhje të problemeve
  • Të kenë njohuri për vetitë kimike dhe fizike të mineraleve
  • Të shijojnë punën në grup

Kushtet e punës

Operatorët e furrave për përfitimin e metaleve punojnë në miniera apo shkritore. Punohet me ndrrime dhe në kushte të rrezikshme sepse gjatë tërë kohës janë të ekspozuar ndaj kemikateve toksike, lagështisë dhe temperaturave ekstremisht të larta. Ata duhet gjithmonë të kenë uniformë mbrojtëse, kapelë dhe syze sigurie dhe të respektojnë procedurat e rrepta të sigurisë.

Veglat e punës

Operatorët e furrave për përfitimin e metaleve përdorin makineri të specializuar për shkrirjen dhe përfitimin e metaleve.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Që të ushtrohet profesioni i përfituesit të metaleve duhet përfunduar shkolla e mesme profesionale në këtë drejtim.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet