Operator/-e i/e prodhimit

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Paga

250 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Operatorët e prodhimit kanë përgjegjësi mbi planifikimin, koordinimin dhe kontrollimin e procesit të prodhimit. Ata sigurohen që resurset janë duke u përdorur në mënyrë sa më efikase. 

Aktivitetet

  • Përzgjedhja e veglave, pajisjeve dhe materialeve të duhura të makinerisë
  • Përgatitja e skicave të thjeshta për punimin e detaleve të makinerisë
  • Kryerja e vizatimeve teknike dhe skicave
  • Kryerja e punimeve te ndryshme axhusterie
  • Kryerja e punimeve të nivelit mesatar të shpimit, saldimit me hark dhe me gaz, tornimit, filetimit dhe frezimit
  • Përgatitja e vendit të punës
  • Zbatimi i rregullave mbrojtëse në punë për ruajtje të mjedisit

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë interes në aktivitetet inxhinierike dhe teknike
  • Të kenë aftësi të identifikojnë, analizojnë dhe zgjidhin probleme
  • Të kenë nivel të lartë të aftësive organizative dhe planifikuese
  • Të kenë aftësi komunikative dhe interpersonale
  • Të kenë aftësi udhëheqëse dhe motivuese
  • Të jenë të aftë të punojnë individualisht dhe në grupe

Kushtet e punës

Operatorët e prodhimit zakonisht punojnë në fabrikat e prodhimit ose edhe në vend punishte industriale. Në raste kur duhet të arrihet synimi i kërkuar bëhet edhe punë jashtë orarit. Operatorët e prodhimit përdorin pajisje dhe makineri potencialisht të rrezikshme, të cilat duhet të përdoren me kujdes.

Veglat e punës

Varësisht se ku punojnë, operatorët e prodhimit përdorin vegla të ndryshme  siç janë: mjetet për shpim, saldim, matje etj. Ata aplikojnë njohuri të përgjithshme makinerike, të procesimit dhe të operimeve inxhinierike. 

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i operatorit të prodhimit mësohet në shkollat e mesme profesionale.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet