Piktor/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Arte

Paga

400 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Piktorët paraqesin koncepte përmes veprave të pikturuara. Pikturat e tyre mund të i shfaqin në ekspozita të ndryshme dhe të i shesin.

Aktivitetet

  • Gjenerimi dhe zhvillimi i ideve
  • Takimi me klientë për të diskutuar piktura apo projekte të tjera me porosi
  • Blerja e materialeve të ndryshme për realizimin e një projekti
  • Pikturimi
  • Shitja e veprave të tyre
  • Përgatitja për ekspozita

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë kreativ
  • Të zhvillojnë idetë e tyre
  • Të jenë të talentuar
  • Të jenë të përkushtuar
  • Të kenë qëndrueshmëri fizike

Kushtet e punës

Shumica e piktorëve janë të vetëpunësuar dhe punojnë në shtëpi apo studio të tyre. Orari i tyre i punës nuk është fiks, përpos rasteve nëse janë të punësuar në ndonjë organizatë apo institucion. Disa të tjerë kombinojnë punën e tyre të pavarur me ndonjë punësim. Ata po ashtu hapin ekspozita ku shfaqin punën e tyre.

Veglat e punës

Veglat e punës së piktorëve janë ngjyrat e ndryshme, brushat, materialet ku pikturohet dhe mbajtëset e pikturës. Përdorin edhe materiale të tjera si vajra për efekte artistike dhe korniza ku vendoset piktura.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Disa piktorë nuk kanë kualifikim profesional. Ata prodhojnë vepra arti duke u bazuar në talentin e tyre. Megjithatë, për të pasur më shumë mundësi suksesi, mund të kryhen trajnime dhe nivele më të larta të shkollimit në këtë drejtim.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet