Pllakashtrues/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I ulet

Shkollimi

Arkitekturë, Ndërtimtari, Zdrukthtari

Paga

350 - 450

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Pllakashtruesit bëjnë instalimin e pllakave në dysheme dhe mure. Gjithashtu ata mund të përdorin kreativitetin e tyre për të punuar mozaikë të ndryshëm.

Aktivitetet

  • Prerja e pllakave në forma dhe madhësi të caktuara
  • Përgatitja e sipërfaqes për shtrim
  • Vendosja e pllakave
  • Verifikimi dhe korrigjimi i saktësisë e ngjitjes

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë aftësi të presin dhe vendosin pllakat
  • Të jenë të aftë të vendosin ngjitësit e pllakave
  • Të kenë njohuri në teknikat e lëmimit
  • Të kenë njohuri për llojet e ngjitësve  

Kushtet e punës

Pllakashtruesit punojnë në vende të ndryshme, varësisht ku kërkohet vendosja e pllakave. Gjatë punës krijohet sasi e konsiderueshme pluhuri kështu që rekomandohet të përdoren maska mbrojtëse dhe rroba të posaçme për këtë punë. Një karakteristikë e kësaj pune është se punohet në gjunjë për kohë të gjatë kështu që rekomandohet përdorimi i shtresave të gjunjëve.

Veglat e punës

Pllakashtruesit përdorin një numër të madh të pajisjeve për vendosje të pllakave. Disa nga këto pajisje janë: prerësi manual i pllakave, sharra për pllaka, shpuesi me gur diamanti, makina për përzierjen e llaçit ose ngjitësit, kovat që mbajnë ngjitësin, mistrinë për përhapje të ngjitësit, mistria nga goma për përhapjen e fugave, niveluesin e pllakave etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për tu bërë pllakashtrues duhet të përfundoni shkollën e mesme dhe më pas rekomandohet të kryen certifikime të ndryshme si specialist i pllakave (CTS), Instalues i pllakave (CTI), dhe konsultues i shtruarjes së pllakave (CTC).

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet