Postier/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Paga

180 - 250

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Postierët/-et dërgojnë postën në vendbanime dhe biznese dhe i mbledhin nënshkrimet nga marrësit e postës. Ata kryejnë detyra të tjera lidhur me shërbimet e postës nga zyrat postare ose organizatat e tjera të lidhura me të.

Aktivitetet

  • Dërgimi i postës në biznese dhe vendbanime duke ecur apo vozitur automjet
  • Kthimi i postës së mbledhur nga shtëpitë, kutitë postare publike dhe bizneset në zyrën postare
  • Organizimi i postës për dërgim
  • Regjistrimi dhe mirëmbajtja e dërgesave dhe transportit
  • Përgatitja e postës dhe paketimi i objekteve për transport
  • Regjistrimi, verifikimi dhe sigurimi i letrave dhe pakove
  • Operimi i automjeteve dhe i pajisjeve mekanike.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për shërbime ndaj klientëve, duke përfshirë vlerësimin e nevojave të tyre
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera të metodave dhe parimeve për promovimin dhe shitjen e shërbimeve dhe strategjitë e marketingut
  • Të kenë njohuri mbi konfidencialitetin e të dhënave të njerëzve, institucioneve dhe pronës
  • Të kenë shkathtësi në të folur, dëgjim dhe lexim
  • Të jenë të aftë të organizojnë postën në mënyrë të caktuar sipas shkronjave, numrave dhe fjalëve.

Kushtet e punës

Postierët/-et zakonisht fillojnë punën herët në mëngjes dhe punojnë nga e dita e hënë deri të premten. Një pjesë të ditës ata e kalojnë në zyrë, ndërsa  pjesën tjetër në terren. Nga ta mund të kërkohet të punojnë edhe në kushte jo të mira atmosferike, si në shi, ose në mot shumë të nxehtë.

Veglat e punës

Veglat e punës së postierëve janë: skanerët elektronik, automjetet, kamionët e vegjël dhe karrocat. Ata gjithashtu mund të kenë nevojë të mësojnë se si të përdorin softuerë kompjuterikë.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i postierit mësohet në shkollat e mesme profesionale si dhe duke u trajnuar në vendin e punës. Ata duhet të ketë kategorinë e duhur të patentë shoferit.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet