Prezantues/-e i/e lajmeve

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Gazetari, Media dhe Komunikim

Paga

300 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Prezantuesit apo spikerët i lexojnë lajmet në transmetimet radio-televizive. Ata paraqesin artikuj të lajmeve të para-regjistruar, artikuj të prezantuar në kohë reale si dhe intervistojnë mysafirët e pranishëm.

Aktivitetet

  • Hulumtimi i ngjarjeve
  • Intervistimi i politikanëve dhe figurave tjera publike në konferenca shtypi  
  • Moderimi i debateve
  • Editimi i lajmeve dhe shkrimeve para prezantimit
  • Rishkrimi i lajmeve
  • Prezantimi i lajmeve në radio apo televizion

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe komunikim
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Njohuri të përgjithshme
  • Zë radiofonik
  • Aftësi të shkëlqyera në organizimin dhe menaxhimin e afateve kohore
  • Qëndrim dhe pamje të mirë fizike
  • Adaptim të shpejtë në situata të reja

Kushtet e punës

Prezantuesit e lajmeve  punojnë në studiot e lajmeve nëpër radio stacione, televizione apo edhe në terren. Zakonisht janë në lëvizje duke hulumtuar për lajme apo duke i intervistuar personat. Punojnë me orare të zgjatura, deri në orët e vona gjatë raportimeve të drejtpërdrejta si edhe gjatë vikendeve dhe festave. Gjithashtu mund të ju kërkohet të udhëtojnë edhe jashtë vendit.

Veglat e punës

Mjetet e punës së prezantuesve të lajmeve janë fletorja për shënime dhe lapsi, kompjuterët, laptopët, diktografët, teleprompterët si dhe pajisjet e tjera gjatë raportimeve të drejtpërdrejta.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Prezantuesit e lajmeve duhet të përfundojnë studimet në drejtimin e gazetarisë apo të komunikimeve masive.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet