Psikolog/-e këshillues/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I ulet

Shkollimi

Shkenca Shoqërore Shkenca Sociale

Paga

400 - 650

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Psikologët hulumtojnë dhe merren me studimin e proceseve mendore dhe sjelljen e individëve ose grupeve. Ata aplikojnë këto njohuri për të promovuar rregullim dhe zhvillim personal, social, arsimor ose profesional.

Aktivitetet

  • Mbledhja dhe analizimi i informacioneve përmes vëzhgimit, intervistave, anketave dhe metodave të tjera
  • Zhvillimi, planifikimi dhe administrimi i testeve psikologjike, siç janë ato klinike, të inteligjencës, sjelljes dhe personalitetit
  • Diagnostifikimi, trajtimi dhe parandalimi i problemeve mendore, çrregullimeve emocionale dhe të personalitetit
  • Mbajtja e seancave terapeutike me individë dhe grupe
  • Përgatitja dhe prezantimi i punimeve shkencore dhe raporteve
  • Zhvillimi i teorive, modeleve dhe metodave për të interpretuar dhe përshkruar sjelljet njerëzore

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë të interesuar në sjelljen njerëzore
  • Të jenë të shkathët në zgjidhje të problemeve
  • Të jenë të pjekur emocionalisht
  • Të jenë të besueshëm , të durueshëm dhe të kenë një natyrë mbështetëse
  • Të kenë aftësi të mira në të folur dhe në të shkruar
  • Të mos jenë paragjykues, të respektojnë rregullat e etikës

Kushtet e punës

Psikologët mund të punojnë në shkolla, spitale, klinika private, objekte korrektuese, institute të hulumtimit apo biznese. Disa punojnë si të pavarur, ndërsa të tjerë si pjesë e ekipit. Orari i punës i psikologëve varet prej fushës së tyre të specializimit dhe vendit të punës. Si shembull, psikologëve të punësuar në spitale mund të iu kërkohet të punojnë natën dhe gjatë vikendeve, psikologët në praktika private vendosin vet për orarin e tyre, gjersa psikologët e punësuar në institute të hulumtimit apo biznese punojnë me orar të rregullt.

Veglat e punës

Psikologët klinik zakonisht përdorin mjetet e zyrës për të kryer hulumtime, dhe për të përditësuar të dhënat për klientët. Ata përdorin një shumëllojshmëri të testeve psikologjike. Psikologët duhet të kenë njohuri për teoritë dhe hulumtimet e fundit, dhe është e nevojshme të abonohen në revistat përkatëse të specializimit të tyre.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si psikolog, duhet përfunduar niveli Bachelor në psikologji, dhe niveli Master në fushën e specializimit të dëshiruar. Poashtu, për të mbajtur psikoterapi duhet poseduar licensa.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet