Riparues/-e i/e biçikletave

Shkollimi

Aktualiteti

I ulet

Shkollimi

Paga

180 - 250

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Riparuesit e biçikletave montojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë biçikletat.

Aktivitetet

  • Montimi i biçikleta të reja
  • Identifikimi i defekteve apo dëmtimeve të biçikletave
  • Kryerja e riparimeve, si p.sh. rregullimi i frenave
  • Riparimi apo zëvendësimi i pjesëve të dëmtuara apo të vjetruara
  • Ndërrimi i rrotave të biçikletave dhe kontrollimi i presionin e ajrit
  • Montimi i pajisje të biçikletave sipas kërkesave të klientëve, p.sh. dritat, koshat etj.
  • Pastrimi dhe lustrimi i biçikletave

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë shkathtësi mekanike
  • Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve
  • Të kenë shkathtësi të mira për shërbim ndaj klientit
  • Të kenë një qëndrim pozitiv dhe të jenë të shoqërueshëm
  • Të kenë qëndrueshmëri fizike

Kushtet e punës

Shumica e riparuesve të biçikletave janë të vetëpunësuar dhe punojnë në dyqan të tyre ku bëjnë riparime. Një pjesë tjetër janë të punësuar në kompani për shtije apo dhënie me qira të biçikletave. Riparuesit e biçikletave punojnë me orar të rregullt, por orari i tyre mund të jetë fleksibil. Në sezonën e verës, puna e tyre mund të shtohet. Riparuesit e biçikletave një pjesë të madhe të kohës e kalojnë në këmbë dhe duke u përkulur. Mjedisi i tyre i punës mund të jetë jo shumë i pastër.

Veglat e punës

Riparuesit e biçikletave përdorin kontrollues për zinxhir, pompa për goma, shtrëngues, pajisje rezervë të biçikletave dhe të ngjashme. Ata po ashtu përdorin substanca të ndryshme për mirëmbajte të biçikletave, siç është vaji. Rrjedhimisht, riparuesit e biçikletave duhet të përdorin edhe masa mbrojtëse, si maska për gojë, syze dhe rroba mbrojtëse për të mos u ndotur.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Riparuesit e biçikletave nuk kanë nevojë për ndonjë kualifikim formal. Megjithatë, eksperienca në çiklizëm dhe pasioni për biçikleta janë të rëndësishme. Shumica e riparuesve aftësohen edhe më shumë gjatë eksperiencës në këtë profesion.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet