Rrobaqepës/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Tekstil, Veshmbathje

Paga

200 - 800

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Rrobaqepësit dizajnojnë, riparojnë dhe modifikojnë veshje të qepura, të punuara me dorë ose të personalizuara nga materiale të ndryshme si pëlhura, gëzofi dhe lëkura në përputhje me kërkesat e klientëve dhe prodhuesve të veshjeve.

Aktivitetet

  • Qepja dhe riparimi i veshjeve dhe tekstileve duke përdorur makina qepëse ose gjilpërat dhe penjtë
  • Dizajnimi dhe përshtatja e veshjeve sipas përmasave të klientëve për të arritur rezultatet e dëshiruara
  • Modifikimi i pëlhurave dhe materialeve tjera gjatë prodhimit të veshjeve
  • Dizajnimi i shablloneve ose modeleve duke zbatuar parimet e dizajnit të veshjeve, stilit dhe materialeve
  • Përcaktimi i kërkesave të materialeve dhe specifikimeve të produkteve, si dhe vlerësimi i çmimeve të tyre.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri rreth teknikave të dizajnit, mjeteve dhe prodhimit
  • Të kenë njohuri rreth shërbimeve të klientëve, siç është vlerësimi i nevojave dhe kënaqësisë së klientëve
  • Të kenë shkathtësi të komunikimit dhe menaxhimit të kohës
  • Të jenë të aftë të bëjnë lëvizje precize dhe të koordinuara të duarve për të kapur dhe për të mbledhur objekte të vogla
  • Të jenë të aftë të imagjinojnë se si mund të duket një produkt nëse pjesët e tij lëvizin ose ndryshojnë tërësisht.

Kushtet e punës

Shumë nga rrobaqepësit punojnë në grupe dhe në ambiente të zhurmshme si punëtori dhe fabrika. Detyrat e tyre mund të jenë rutinë, por rrobaqepësit duhet të jenë të përqendruar gjatë punës që të mos i dëmtojnë veshjet apo t’i shkaktojnë lëndime vetes. Rrobaqepësit kryesisht punojnë me orar të rregullt gjatë javës, por nganjëherë atyre mund t’u kërkohet të punojnë në mbrëmje apo gjatë fundjavave.

Veglat e punës

Rrobaqepësit përdorin makina të ndryshme, siç janë makinat për qepje, hekurosje dhe avullim. Ata gjithashtu përdorin pajisje të ndryshme si kutitë për qepje, gjilpërat, gërshërët, shkumësat, lapsat, manekinët dhe pajisjet matëse si metri.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i rrobaqepësit mësohet në shkollat e mesme profesionale si dhe përmes trajnimeve nga profesionistët e kësaj fushe. Për të rritur cilësinë e punës si një rrobaqepës dhe perspektivën për punësim, ju mund të përfundoni shkollimin formal në shkollat profesionale të dizajnit dhe në fakultete.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet