Skenograf/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Arte

Paga

350 - 450

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Skenografët janë piktorë që përgatisin skenat për shfaqje teatrale. Ata përkujdesen për perspektivën artistike në lidhje me përbërjen vizuale, eksperienciale dhe hapësinore të performancës. 

Aktivitetet

  • Studimi i skenarit
  • Vendosja për teatrot dhe skenat më të përshtatshme për realizimin e një shfaqjeje
  • Krijimi i planeve dhe vizatimeve se si do të duket skena
  • Rregullimi i objekteve dhe pozicionimi i aktorëve në vendet e përshtatshme në skenë
  • Kujdesi për ndriçimin, zërimin dhe dizajnin e kostumeve

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë interesim dhe njohuri në artet vizuale, kulturë dhe teatër
  • Të kenë shkathtësi artisitike dhe të jenë kreativ
  • Të jenë të përkushtuar dhe të aftë të punojnë në afate të ngushta kohore
  • Të kenë vetëdije hapësinore
  • Të kenë qëndrueshmëri fizike
  • Të kenë aftësi udhëheqësie, organizative dhe të jenë të aftë të punojnë në grup

Kushtet e punës

Skenografët janë të punësuar në teatër, kompani të produksioneve të filmit apo të muzikës dhe agjenci të reklamave. Skenografët bashkëpunojnë me skenaristë, regjisorë, teknikë të skenës dhe aktorë për të realizuar sa më mirë një shfaqje. Ata ngjyrosin, dhe rregullojnë skenën, prandaj duhet të qëndrojnë në këmbë për orë të tëra, të përkulen dhe të bartin objekte të rënda. Puna e tyre kryhet në teatër, dhe ndonjëherë iu duhet të të udhëtojnë brenda apo edhe jashtë shtetit. Skenografët punojnë me orar të zgjatur, që përfshin edhe punën natën dhe gjatë fundjavave apo edhe festave.

Veglat e punës

Skenografët punojnë me materiale të ndryshme për të ndërtuar skenën, duke përfshirë pajisje artizanale si letrat, kartoni, ngjitësi dhe materiale më të forta ndërtuese si druri, metali, suva etj. Ata gjithashtu përdorin elemente dekorative si pëlhura, tapiceritë etj. Për të rregulluar gjithë këto, skenaristët përdorin pajisje të lehta të ndërtimin si çekani, sharra, gozhdat etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Ka rrugë të ndryshme të punësimit si skenograf, megjithatë përparësi kanë ata që kanë të përfunduar nivelin Bachelor në në Degën e Arteve Dramatike, Arteve Figurative, apo në Degën e Dizajnit të Enterierit.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet