Skulptor/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Arte

Paga

350 - 550

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Skulptorët krijojnë koncepte dhe forma dy dhe tri dimensionale përmes vizatimit, pikturës, gdhendjes, modelimit, printimeve, objekteve të gjetura etj. për të komunikuar një ide apo mesazh.

Aktivitetet

  • Konceptimi dhe zhvillimi i ideve dhe dizajneve
  • Zgjedhja e materialeve për skulpturë
  • Rregullimi i objekteve, modeleve për pozicionim dhe zgjedhja e peizazhit dhe formave të tjera vizuale që do të ekspozohen
  • Prerja e materialeve të ndryshme dhe dhënia e formave të tyre
  • Përzierja e materialeve për lustrim dhe aplikimi i tyre në veprën e krijuar
  • Konstruktimi i veprave të artit tri-dimensionale
  • Vendosja e pjesëve të përfunduara në furrë/tharëse.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë shkathtësi artistike
  • Të jenë kreativ
  • Të kenë shkathtësi në shërbim ndaj klientit
  • Të jenë të shkathët me duar
  • Të kenë shkathtësi komunikimi dhe dëgjimi
  • Të jenë të aftë në biznes

Kushtet e punës

Shumica e skulptorëve janë të vetëpunësuar, ndërsa një numër i vogël mund të punojnë për sektorë të industrive private. Studiot e tyre të punës zakonisht janë në shtëpitë e tyre. Ato janë të mirë ndriçuara dhe të ventiluara. Skulptorët organizojnë galeri të ndryshme ku shfaqin punën e tyre.

Veglat e punës

Skulptorët punojnë me materiale të ndryshme si, plastelina, druri, qeramika apo dylli. Ata po ashtu përdorin pajisje për modelim, për të manipuluar materialin në formën që ata dëshirojnë, si dhe pajisje të tjera për të prerë dhe dhënë formë modelit. Ndonjëherë veshin edhe rroba për mbrojtje, syze dhe pajisje për vesh.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Talenti dhe përkushtimi janë pjesë e rëndësishme e këtij profesioni, dhe personat me këto aftësi mund të punojnë si skulptor, pa ndonjë kriter formal. Megjithatë shkolla e artit, dhe niveli Bachelor në fushën e arteve, dega Skulpturë, ndihmon në profesionalizim në këtë drejtim.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet