Specialist/-e i/e akustikës (sistemet e dëgjimit)

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Inxhinieri

Paga

500 - 650

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Specialistët e akustikës aplikojnë njohuritë mbi shkencat e zërimit në disa industri relevante si muzika dhe mjekësia. Ata studiojnë akustikën dhe elementet që ndikojnë në transmetimin e zërit në hapësirat për shfaqje ose aktivitete regjistrimi. Gjithashtu mund të konsultohen për nivelet e ndotjes së zhurmave për ato aktivitete që kërkojnë pajtueshmëri me standardet e lejuara.

Aktivitetet

  • Operimi i pajisjeve të zërimit
  • Testimi i ambientit në raport me zërin
  • Përdorimi i softuerëve për editim të zërit

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë interes në të gjitha aspektet e zërimit, regjistrimit dhe performancave   
  • Të kenë dëgjim të mirë dhe ti dallojnë detajet e zërit
  • Të ndjejnë kënaqësi kur punojnë me pajisje kontrolluese të muzikës  
  • Të kenë aftësi në zgjedhje të problemeve
  • Të kenë aftësi të punojnë nën presion   

Kushtet e punës

Specialistët e akustikës punojnë me orare të gjata të punës duke përfshirë edhe natën dhe vikendet. Kjo ndodhë në rastet kur atyre u kërkohet të monitorojnë akustikën gjatë një koncerti të caktuar. Në rastet tjera kur punohet në studio atëherë orari i punës përcaktohet nga vet specialisti, respektivisht kur bëhet kontrollimi i pajisjeve të dëgjimit orari i punës ndryshon sipas kërkesës.

Veglat e punës

Specialistët e akustikës përdorin pajisje të detajuara dhe komplekse për kontrollim, prodhim, miksim dhe regjistrim të zërit. Këto pajisje përfshijnë sisteme të kontrollimit të jehonës, filtruesit e zërit, programe të editimit të zërit etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Specialistët e akustikës duhet të përfundojnë nivelin Bachelor në inxhinierinë e zërimit.  

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet