Shkencëtar/-e i/e informatikës

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Informatikë

Paga

400 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Shkencëtarët e informatikës ofrojnë zgjidhje për problemet në shkencat kompjuterike. Ata kryejnë hulumtime për të avancuar qasjen në teknologji dhe për të përmirësuar të kuptuarit e parimeve të TIK-ut.

Aktivitetet

  • Analizimi i informatave për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet kompjuterike
  • Përdorimi i kompjuterëve për të programuar dhe dizajnuar sisteme, procesuar informata dhe për të manipuluar me të dhëna
  • Menaxhimi i projekteve dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit për të vlerësuar dhe përcaktuar detajet e dizajnit të projekteve
  • Përditësimi i njohurisë për avancimet në teknologjinë informative
  • Mirëmbajtja e softuerit dhe harduerit të kompjuterit si dhe monitorimi i performancës së tyre.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri në teknologji dhe matematikë
  • Të kenë njohuri për harduerin dhe softuerin e kompjuterit, procesorët dhe pjesët e tjera kompjuterike
  • Të jenë të aftë të zhvillojnë programe kompjuterike duke aplikuar metoda të shumta për qëllime të ndryshme
  • Të jenë të aftë të analizojnë të dhëna duke përdorur vegla të TIK-ut
  • Të jenë të aftë të vlerësojnë performancën e sistemit kompjuterik dhe të përcaktojnë mënyra për përmirësimin e tij
  • Të jenë të aftë të kryejnë hulumtime dhe të shkruajnë propozime për të zgjidhur problemet në fushën e TIK-ut.

Kushtet e punës

Shkencëtarët e informatikës më së shumti punojnë në zyra ose mund të punojnë edhe si freelancers për një numër klientësh, pasi që mund ta menaxhojnë sistemin nga shtëpitë e tyre. Ata zakonisht punojnë me orar të rregullt, por mund të punojnë edhe gjatë mbrëmjeve dhe fundjavës varësisht nga kërkesat e punëdhënësit.

Veglat e punës

Shkencëtarët e informatikës punojnë me pjesët softuerike dhe harduerike të kompjuterit. Ata zhvillojnë programe të reja dhe e mirëmbajnë sigurinë e sistemit duke përdorur programe kundër virusave. Ata po ashtu punojnë me pjesët harduerike, të tilla si hard disqet, kompakt disqet, mikroprocesorët, kabllot e rrjetit etj., si dhe me pjesë të tjera të lidhura në sistemin e TI-së, si projektorët multimedial, printerët me laser dhe kështu me radhë.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si shkencëtar i informatikës, duhet të përfundoni studimet në fushën e teknologjisë informative apo në shkenca kompjuterike.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet