Specialist/-e i/e inteligjencës artificiale

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

Shkollimi

Inxhinieri Teknologji

Paga

1000 - 1500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Specialistët e inteligjencës artificiale zhvillojnë sisteme kompjuterike të cilët kryejnë detyra që normalisht kërkojnë inteligjencë njerëzore si, perceptimi, identifikimi i zërit dhe fjalëve, vendim-marrja dhe përkthimi mes gjuhëve. Automatizimi, robotika dhe përdorimi i softuerëve të sofistikuar kompjuterik karakterizojnë karrierën në inteligjencë artificiale (IA).

Aktivitetet

  • Identifikimi i nevojave dhe kërkesave të individëve
  • Gjetja e mënyrave më efiqiente dhe të sigurta të prodhimit të IA
  • Dizajnimi i prototipeve të IA dhe raportimi i specifikave të tyre
  • Mirëmbajtja e dokumenteve teknike të projekteve
  • Instalimi, testimi dhe mirëmbajtja e sistemeve softuerike
  • Testimi i prototipeve dhe raportimi i rezultateve
  • Mbikëqyrja e procesit të prodhimit

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri në matematikë, teknologji, inxhinieri dhe logjikë
  • Të kenë shkathtësi në disa gjuhë kompjuterike
  • Të kenë shkathtësi të mira komunikimi
  • Të jenë analitik dhe të aftë në zgjidhje efiçiente të problemeve
  • Të jenë kreativ dhe të përkushtuar
  • Të kenë siguri dhe vetëbesim në prezantim para publikut

Kushtet e punës

Karriera në fushën e inteligjencës artificiale mund të realizohet në mjedise të ndryshme duke përfshirë kompanitë private, institucionet e edukimit apo shëndetësisë, agjencitë qeveritare apo edhe ushtrinë. Specialistët e IA shpesh punojnë si pjesë e ekipit, përfshirë edhe ekspertët nga fusha të ndryshme. Po ashtu marrin pjesë edhe në konferenca. Rolet dhe detyrat e specialistëve të IA ndryshojnë shumë varësisht specializimit të tyre, megjithatë roli i të gjithëve është programimi i kompjuterëve që të testojnë hipotezat në lidhje se si mendja njerëzore funksionon, përmes simulimit kognitiv.

Veglat e punës

Specialistët e inteligjencës artificiale duhet të kenë njohuri të shkëlqyera në gjuhë programuese dhe inxhinieri. Ata përdorin programe kompjuterike për dizajnim dhe programe të tjera për modelim, simulim dhe analizim të sistemeve të IA. Ndonjëherë përdorin edhe vegla për prerje, vegla të makinave e të ngjashme për të fabrikuar ndonjë pjesë të prototipit.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u punësuar si specialist i inteligjencës artificiale duhet përfunduar nivelin Master në shkenca kompjuterike apo shkenca kognitive (kombinim i psikologjisë, psikolinguistikës, shkencave kompjuterike, antropologjisë dhe filozofisë).

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet