Specialist/-e i/e marrëdhënieve ndërkombëtare

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare

Paga

650 - 950

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Specialistët e marrëdhënieve ndërkombëtare studiojnë dhe analizojnë sistemet politike, teoritë dhe trendet. Ata zakonisht përdorin rezultatet e tyre për të parashikuar trendet politike dhe për të këshilluar klientët, siç janë qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare mbi çështjet e ndryshme politike, ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm, terrorizmin, të drejtat e njeriut etj.

Aktivitetet

  • Analizimi dhe interpretimi i politikave të jashtme
  • Vendosja e marrëdhënieve me zyrtarë qeveritarë, organizata ndërkombëtare, qeveritare ose të tjera, dhe mediat publike
  • Dhënia e këshillave profesionale në lidhje me politikat e jashtme
  • Kryerja dhe vlerësimi i programeve dhe aktiviteteve në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar
  • Studimi dhe parashikimi mbi politikat dhe tendencat ndërkombëtare
  • Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare
  • Dhënia e deklaratave për mediat mbi politikat dhe aktivitetet e jashtme

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri në shkencat politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare
  • Të kenë njohuri për ligjet dhe rregulloret e vendit dhe organizatave të huaja
  • Të kenë aftësi analitike
  • Të kenë aftësi të të menduarit kritik
  • Të kenë kuriozitet intelektual
  • Të kenë aftësi në të shkruar dhe në të komunikuar
  • Të kenë etik të lart të punës dhe të jenë të besueshëm

Kushtet e punës

Specialistët e marrëdhënieve ndërkombëtare punojnë kryesisht në zyrë ku bëjnë hulumtime si dhe shkrimin e raporteve. Shpesh ju duhet edhe të udhëtojnë me rastin e pjesëmarrjes në vizita me karakter ndërkombëtar. Orari i punës nuk është fiks, sipas rasteve të caktuara punohet edhe në orët e vona të mbrëmjes, vikendeve dhe festave zyrtare.

Veglat e punës

Veglat kryesore të punës për specialistin e marrëdhënieve ndërkombëtare kryesisht janë mjetet e zyrës sikurse kompjuteri, printeri, telefoni etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për tu bërë specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare duhet të përfundohet niveli Master apo PhD në drejtimet e marrëdhënieve ndërkombëtare, shkenca politike, shkenca sociale, politika publike apo të ngjashme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet