Specialist/-e i/e mekatronikës

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Inxhinieri

Paga

500 - 650

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Specialistët e mekatronikës kombinojnë teknologjitë e elektronikës, kompjuterëve, mekanikës dhe inxhinierisë së kontrollit për të dizajnuar dhe krijuar një sërë sistemesh inteligjente, siç janë pajisjet e mençura shtëpiake dhe pajisjet robotike. Për më tepër, ata menaxhojnë dhe mbikëqyrin projekte dhe dizajnojnë skica dhe dokumente për pjesë montuese ose produkte.

Aktivitetet

  • Krijimi dhe dizajnimi i modeleve mekanike dhe sistemeve të kontrollit inxhinierik, mjedisor, industrial dhe elektronik
  • Zhvillimi i proceseve dhe metodave mekanike, elektronike dhe teknike
  • Krijimi i elementeve mekatronike për produkte që kontrollohen përmes kompjuterëve, siç janë automobilat apo aeroplanët
  • Kryerja e analizave për vlerësimin e shpenzimeve, përfitimeve dhe performancës së pajisjeve mekatronike
  • Dizajnimi i skicave dhe modeleve fizike të pajisjeve mekanike.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri në fizikë, matematikë, inxhinieri dhe teknologji
  • Të kenë njohuri për procese të prodhimit, kontroll të cilësisë, lëndë të para, shpenzime dhe teknika që përdoren për të rritur krijimin dhe shpërndarjen efektive të produkteve
  • Të kenë shkathtësi të mendimit kritik, zgjidhjes së problemeve komplekse dhe vendimmarrjes
  • Të kenë shkathtësi analitike dhe hulumtuese për të vlerësuar performancën dhe cilësinë e produkteve dhe proceseve
  • Të jenë të aftë të imagjinojnë se si mund të duket diçka nëse pjesët e saj lëvizin ose ndryshojnë tërësisht dhe të krahasojnë dallimet dhe ngjashmëritë e tyre.

Kushtet e punës

Specialistët e mekatronikës punojnë në mjedise të ndryshme si zyra, laboratorë, fabrika të përpunimit dhe punëtori. Ata punojnë me orar të rregullt, por mund edhe t’iu kërkohet të punojnë jashtë orarit për t’i përmbushur afatet. Specialistët e mekatronikës nganjëherë duhet të udhëtojnë për të marrë pjesë në konferenca ose për të prezantuar punën e tyre, si dhe për t’u njohur me teknologji dhe ide të reja.

Veglat e punës

Specialistët e mekatronikës shumicën e kohës punojnë me kompjuterë dhe përdorin lloje të ndryshme të softuerëve inxhinierik për të modeluar, stimuluar dhe analizuar sisteme komplekse, të tilla si ato elektronike dhe mekanike. Ata gjithashtu duhet të jenë të aftë të kuptojnë gjuhët e programimit. Specialistët e mekatronikës përdorin pajisje tjera si prerëset elektrike, hekurat ngjitës, dinamometrat, printerët me lazer, multimetrat, e të tjera.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si specialist i mekatronikës duhet të përfundohet niveli bachelor në fushën e mekatronikës. Megjithatë, janë të pranueshme edhe diplomat në fusha të ngjashme si elektronikë apo elektrikë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet