Specialist /-e i/e multimedias

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Informatikë Teknologji

Paga

400 - 650

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Specialistët e multimedias dizajnojnë dhe krijojnë produkte multimediale të bazuara në teknologji të informacionit, të tilla si faqet e internetit, DVD-të, dhe lojërat kompjuterike që kombinojnë tekstin me tingujt, fotografitë, grafikat, videoklipet, realitetin virtual dhe animacionet digjitale.

Aktivitetet

  • Takimi me klient për të zhvilluar kërkesat dhe nevojat e tyre
  • Dizajnimi i produktit në skica apo modele
  • Bashkëpunimi me specialistë të tjerë, përfshirë shkrimtarët, animatorët, artistët, krijuesit e filmave dhe prodhuesit e videove, programuesit dhe inxhinierët e zërimit
  • Testimi dhe përshtatja e produkteve përfundimtare
  • Mbajtja e kontakteve me menaxherët dhe stafin teknik në emër të klientit dhe kur është e nevojshme, të sigurojë mbrojtjen e të drejtave autoriale
  • Dhënia e udhëzimeve për dizajnerët me më pak përvojë dhe mbikëqyrja e anëtarëve tjerë të ekipit të projektimit.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë kreativ dhe të kuptojnë proceset teknike
  • Të kenë aftësi në përdorimin e sistemeve operative specifike si macOS, Linux ose Windows
  • Të kenë  pasion për teknologjinë e informacionit dhe aftësi të mira programimi
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera organizative për të planifikuar projekte dhe për të përmbushur afatet
  • Të kenë aftësi për të kuptuar dhe komunikuar informacion kompleks të shprehur në numra, grafikë ose ekuacione
  • Të kenë aftësi në zgjedhjen e problemeve

Kushtet e punës

Specialistët e multimedias zakonisht punojnë në zyre ose ambiente studiosh. Disa të tjerë punojnë edhe nga shtëpia. Shumë shpesh duhet të udhëtojnë për të vizituar klientët në lokacionet përkatëse. Zakonisht orari i punës është i rregullt mirëpo në rastet kur kërkohet zhvillimi i ndonjë sistemi ose programimi multimedial puna mund të zgjatë edhe jashtë orarit të rregullt.

Veglat e punës

Specialistët e multimedias  pothuajse të gjithë punën e tyre e kanë në kompjuterë dhe përdorin programe të ndryshme si Adobe Illustrator, InDesign, Photoshop, After Effects, Dreamweaver, Flash Player dhe 3D Flash Animator, Apple Final Cut Pro X dhe Avid audio production software.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i specialistit multimedial mund të praktikohet pasi të përfundohet niveli Bachelor  në drejtimet si grafikë dhe dizajn grafik, multimedia dhe teknologji interaktive, inxhinieri softuerike.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet