Stomatolog/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Mjekësi

Paga

450 - 750

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Stomatologët apo dentistët diagnostikojnë, trajtojnë dhe parandalojnë sëmundjet, anomalitë dhe lëndimet e dhëmbëve, gojës, nofullave dhe indeve nëpërmjet procedurave të stomatologjisë moderne. Ata përdorin teknika të ndryshme të specializuara kirurgjikale dhe diagnostike për të promovuar shëndetin oral.

Aktivitetet

  • Ekzaminimi i dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, ose indeve, duke përdorur pajisje si rrezet x apo instrumentet e tjera dentare
  • Përshkrimi i recetave për ilaçe
  • Projektimi, montimi ose përshtatja e aparateve protetike siç janë protezat
  • Heqja e indeve të këqija duke përdorur instrumentet dentare
  • Kryerja e kirurgjisë orale
  • Zbardhja dhe pastrimi i dhëmbëve
  • Përdorimi i instrumenteve mjekësore dhe makinave dentare me rreze-x për qëllime diagnostike
  • Edukimi i pacientëve dhe familjeve mbi higjienën dhe trajtimet dentale.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri të shkëlqyera të stomatologjisë dhe teknikave që përdoren për të diagnostikuar dhe trajtuar sëmundjet, lëndimet, dhe deformimet e dhëmbëve
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera në trajtimet alternative, simptomat, masave parandaluese të kujdesit shëndetësorë, si dhe vetitë e ilaçeve
  • Të kenë njohuri për proceset dhe parimet për shërbim të klientëve, siç është vlerësimi i nevojave të klientëve
  • Të kenë shkathtësi në mendim kritik dhe zgjidhje të problemeve
  • Të kenë shkathtësi në komunikim, dëgjim dhe lexim
  • Të jenë të aftë të bëjnë lëvizje të sakta të gishtave për të kapur dhe për të montuar objekte dentare
  • Të jenë të aftë t’i mbajnë duart në një pozicion.

Kushtet e punës

Stomatologët punojnë kryesisht në sektorin publik ose atë privat. Varësisht nga sektori ku ata punojnë, orari i tyre ndryshon. Në klinikat publike, stomatologët duhet të jenë të gatshëm të punojnë edhe gjatë emergjencave dhe t’u përgjigjen thirrjeve emergjente. Nganjëherë, atyre iu duhet të punojnë 24 orë në ditë për shkak këtyre situatave. Ambienti se ku punon stomatologu duhet te jetë steril në mënyrë që të parandalohen infeksionet.

Veglat e punës

Stomatologët punojnë me një numër te madh të veglave dhe pajisjeve, sikurse shpueset, pasqyrat e gojës, darët shtrënguese, shiringat, makineritë me rreze X, skanerët dhe mashat dentare. Gjithashtu, stomatologët duhet të veshin uniforma, maska dhe dorëza. Për të parandaluar infeksionet, këto pajisje duhet të jenë gjithmonë sterile.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Që të bëheni stomatolog, duhet të përfundoni fakultetin e mjekësisë në degën e stomatologjisë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet