Syzepunues/-e

Shkollimi

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Paga

250 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Syzepunuesit krijojnë syze të përshtatshme për klientë duke u bazuar në përshkrimet e mjekut të syve. Gjatë një dite të zakonshme pune ata i kryejnë këto detyra:

Aktivitetet

  • Punimi i pjesëve optike të syzeve, duke mprehur, lustruar dhe lëmuar ato
  • Punimi i kornizave për syze
  • Bashkimi i xhamave të syzeve me dioptri të caktuar me ramin e porositur të syzeve
  • Operojnë me makineri dhe pajisje të ndryshme për kryerjen e këtyre proceseve

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të  kenë shkathtësi komunikuese
  • Të kenë shkathtësi teknike
  • Të kenë koordinim të mire dorë sy
  • Të jenë të durueshëm, preciz dhe të vëmendshëm ndaj detajeve

Kushtet e punës

Syzepunuesit janë të punësuar në firma të shitjes së syzeve optike, tek optometristët ose në laboratorë të optikës. Ata po ashtu mund të jenë të vetë-punësuar dhe të operojnë bizneset e tyre të syzeve. Mjedisi i tyre i punës është i qetë dhe i pastër, dhe ata mund të punojnë në zyrë apo punëtori të veçanta. Orari i tyre i punës është i rregullt dhe nuk ju duhen të punojnë orë shtesë.

Veglat e punës

Syzepunuesit përdorin kaçavida, çelësa, pinca, riparues të specializuar për kornizë të syzeve, shpues të dorës, makineri për përpunimin e xhamave me dioptri dhe vegla për bashkim e tyre.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të ushtruar profesionin e syzepunuesit duhet përfunduar shkolla e mesme profesionale në këtë drejtim apo trajnime në vendin e punës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet