Taksist/-e

Shkollimi

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Paga

180 - 300

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Taksistët transportojnë pasagjerë me automjet privat të licencuar, kryejnë pagesa dhe kujdesen për klientë, si dhe menaxhojnë shërbimet e automjeteve.

Aktivitetet

  • Inspektimi i pajisjeve të automjetit për të siguruar funksionalitetin e tyre
  • Vozitja e automjeteve dhe marrja e pasagjerëve në vendndodhjen e caktuar
  • Transportimi i pasagjerëve në destinacionin e dëshiruar
  • Asistimi i pasagjerëve me nevoja të veçanta
  • Kryerja e pagesës së pasagjerëve dhe nëse është e nevojshme dorëzimi i faturave
  • Përgatitja e raporteve në rast incidenti apo aksidenti
  • Mbajtja e automjeteve pastër brenda dhe jashtë dhe raportimi i tyre për ndonjë mosfunksionim.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri të shkëlqyera për metodat the parimet e transportit
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera në proceset dhe parimet rreth shërbimeve të klientëve, siç është vlerësimi i nevojave të klientëve
  • Të kenë shkathtësi në komunikim dhe dëgjim
  • Të jenë të aftë të operojnë sistemet GPS dhe të radios për taksi
  • Të kenë aftësi në monitorim dhe kontrollim të sistemeve të automjetit
  • Të jenë të aftë ti përgjigjen shpejt sinjaleve, të tilla si zhurma dhe drita.

Kushtet e punës

Taksistët transportojnë pasagjerë në dhe nga aeroportet, vendet për argëtim, qendrat tregtare, bizneset, stacionet hekurudhore, si dhe adresat private të banimit. Zakonisht, taksistët punojnë me ndërrime, të cilat shpesh përfshijnë mëngjese të hershme dhe netë të vona. Ata punojnë gjithashtu edhe gjatë fundjavave dhe festave zyrtare.

Veglat e punës

Taksistët përdorin vetura, taksimetra, radio, sisteme të alarmit dhe nganjëherë ata përdorin pajisje navigimi, të tilla si GPS. Ata gjithashtu vozisin lloje të ndryshme të automjeteve si taksi, furgonë, limuzina, vetura të kompanisë etj. 

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si taksist nuk nevojitet ndonjë kualifikim formal, por duhet pajisur me patentë shofer për të drejtuar veturën.  

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet