Teknik/-e i/e agrobiznesit

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Bujqësi dhe Veterinari

Paga

200 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Teknikët e agrobiznesit përdorin njohuritë e tyre të agrikulturës dhe biznesit për të ndihmuar fermerët dhe bizneset e agrikulturës me këshilla të menaxhimit. 

Aktivitetet

  • Përgatitja e materialeve dhe pajisjeve për eksperimente
  • Mbledhja dhe përgatitja e mostrave për eksperimente, teste dhe analiza
  • Analizimi i prodhimit për të ruajtur standardet e cilësisë
  • Asistimi në kryerjen e eksperimenteve
  • Identifikimi i mikroorganizmave patogjen dhe insekteve.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë qasje dhe paraqitje pozitive
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese
  • Të jenë në gjendje të qëndrojnë në këmbë për orë të tëra
  • Të jenë të mirë në koordinimin dorë sy
  • Të jenë të sinqertë dhe të besueshëm

Kushtet e punës

Teknikët e agrobiznesit zakonisht punojnë në laborator dhe fokusohen në hulumtime të ndryshme dhe përgatitje të eksperimenteve. Ata kryejnë edhe punë të tjera të cilat shihen si të rëndësishme nga profesionistët e tjerë. Duke konsideruar që kjo pozitë është fillestare për këtë fushë, këta teknikë asistojnë përdorimin e mjeteve në laborator dhe ndihmojnë në praktikimin e gjetjeve shkencore.

Veglat e punës

Teknikët e agrobiznesit përdorin vegla të ndryshme për të mbajtur shënime dhe raportuar ato. Ata duhet të kuptojnë elementet e planifikimit biznesor, raportimin financiar dhe të kenë njohuri në përdorimin e programeve të menaxhmentit. Në rastin kur punohet në laborator përdorimi i veglave laboratorike mundëson ngritjen e cilësisë dhe rritjen e rendimentit.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Teknikët e agrobiznesit duhet të kenë të përfunduar së paku nivelin Bachelor në drejtimin e agrobiznesit, mirëpo është i pranueshëm edhe niveli Bachelor i degëve tjera që kanë lidhje me agrikulturë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet