Teknik/-e i/e farmacisë

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Shëndetësi, Punë Sociale

Paga

400 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Teknikët e farmacisë i ndihmojnë farmacistët në përgatitjen dhe shpërndarjen e barnave sipas recetave të përshkruara nga mjeku.

Aktivitetet

  • Pranimi i recetave
  • Përgatitja e barnave (nën mbikëqyrjen e farmacistit)
  • Paketimi i barnave
  • Inventarizimi i barnave
  • Kryerja e pagesave 

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Aftësi të mira komunikuese
  • Aftësi për të ndjekur udhëzimet
  • Aftësi matematikore
  • Aftësi për të trajtuar kërkesat e konsumatorëve me ndjeshmëri dhe në fshehtësi

Kushtet e punës

Teknikët e farmacisë kryesisht punojnë në barnatoret lokale si dhe barnatoret e spitaleve. Punohet në ambiente shumë të pastra, të ndriçuara dhe me ventilim. Kanë kontakt të drejtpërdrejtë me klientët. Duhet të ndjekin rregulla strikte me rastin e këshillimit të klientëve. Orari ndryshon varësisht nga vendi i punës. Në vende të caktuara punohet edhe gjatë vikendit dhe festave si edhe gjatë kujdestarive 24 orëshe që do të thotë kërkohet të punohet natën dhe me ndërrime. Duhet të veshin uniformë dhe në raste të caktuara duhet të përdorin dorëza dhe maskë mbrojtëse.

Veglat e punës

Mjetet e punës për teknikët e farmacisë janë: peshoret sensitive për matjen e sasive dhe përbërësve, lexuesit e bar-codeve, arkat , shkallët lëvizëse etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i teknikut të farmacisë mësohet në shkollat e mesme profesionale.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet