Teknik/-e i/e veterinarisë

Shkollimi

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Paga

250 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Teknikët e veterinarisë asistojnë veterinarët në trajtimin dhe kontrollimin e kafshëve të sëmura duke përfshirë kafshët shtëpiake, të fermave si dhe ato të egra.

Aktivitetet

  • Ushqimi, pastrimi dhe ushtrimi i kafshëve të sëmura
  • Përgatitja e kafshëve për kirurgji
  • Asistimi në operimin e kafshëve të sëmura
  • Edukimi dhe trajnimi i pronarëve të kafshëve në mirëmbajtjen e tyre

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Kujdes dhe interes për shëndetin e kafshëve
  • Aftësi të mira të komunikimit
  • Të mund të punoj nën presion
  • Aftësi të mira ndërpersonale

Kushtet e punës

Shumica e teknikëve të veterinarisë punojnë në ordinanca të vogla të kafshëve, duke trajtuar qentë, macet dhe kafshët e tjera. Të tjerë mund të punojnë në zonat rurale, duke udhëtuar në fermë për të trajtuar bagëtinë e sëmurë. Pavarësisht vendit të punës, teknikët e veterinarisë punojnë orë të gjata dhe mund të kenë nevojë të qëndrojnë në gatishmëri në rast emergjence. Teknikët e veterinarisë duhet të kenë kujdes të veçantë për të mos u kafshuar, shkelmuar apo gërvishtur nga kafshët e sëmura.

Veglat e punës

Teknikët e veterinarisë përdorin një llojllojshmëri të pajisjeve mjekësore të ngjashme me ato që përdorën nga mjekët që trajtojnë njerëzit, duke përfshirë stetoskopët dhe instrumentet kirurgjikale. Ata gjithashtu përdorin pajisje të ngjashme për diagnoztifikim, të tilla si rrezet-x, ultratinguj dhe makina tjera radiografike.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i teknikut të veterinarisë mësohet në shkolla të mesme profesionale, trajnimit në vendin e punës apo trajnimeve të tjera të ndryshme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet