Teknik/-e i/e dezinfektimit dhe deratizimit

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Të tjera

Paga

250 - 400

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Teknikët e dezinfektimit dhe deratizimit janë individ të specializuar në çrrënjosjen ose parandalimin e insekteve apo brejtësve të dëmshëm të cilët paraqesin rrezik për shëndetin, përhapjen e epidemive ose mund të jenë shkak i dëmtimit të ndërtesave dhe kulturave bujqësore.

Aktivitetet

  • Inspektimi i ndërtesave dhe lokaleve për shenjat e dëmtuesve ose infektimit
  • Përcaktimi i llojit të trajtimit të nevojshëm për të eliminuar dëmtuesit
  • Matja e dimensioneve të zonës që ka nevojë për trajtim
  • Vlerësimi i kostos së shërbimeve
  • Vendosja e kemikateve dhe kurtheve për të larguar dëmtuesit
  • Aplikimi i pesticideve nëpër dhe rreth ndërtesave dhe strukturave të tjera
  • Ajrosja e hapësirës ku ata kryejnë shërbimet e pastrimit
  • Sterilizimi i paisjeve të punës dhe kontrollimi i tyre

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë fuqi dhe qëndrueshmëri fizike
  • Të jenë të përkushtuar
  • Të mos jenë alergjik  
  • Të shijojnë kryerjen e detyrave praktike
  • Të kenë aftësi teknike dhe aftësi për të përdorur pajisje
  • Të kenë aftësi organizative
  • Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve
  • Të mos kenë fobi apo frikë ndaj minjëve apo insekteve

Kushtet e punës

Teknikët e dezinfektimit dhe deratizimit punojnë brenda dhe jashtë shtëpive, ndërtesave tregtare dhe industriale, në hapësira publike si rrugët dhe parqet, si dhe në hapësira të mëdha bujqësore siç janë fermat. Atyre mund t'u kërkohet të punojnë në vende të pista apo të çuditshme. Nuk kanë orar të rregullt të punës dhe duke pasur parasysh që punojnë me materiale toksike, ata duhet të veshin rroba mbrojtëse dhe të respektojnë procedurat e rrepta të sigurisë.

Veglat e punës

Teknikët e dezinfektimit dhe deratizimit përdorin aplikues të kimikateve të lëngshme, kurthe dhe armë zjarri, si dhe pesticidet. Ata shpesh vozisin furgona ose automjete komunale. Duhet të veshin rroba mbrojtëse,  doreza, maskë dhe çizme.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë teknik i kualifikuar i dezinfektimit dhe deratizimit nevojitet përfundimi trajnimeve profesionale.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet