Teknolog/-e i/e gomës dhe plastikës

Shkollimi

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Paga

250 - 450

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Teknologët e gomës dhe plastikës operojnë makinat të cilat shërbejnë për prodhimin dhe monitorimin e procesit të krijimit të gomës dhe plastikës.

Aktivitetet

  • Kontrollimi, kalibrimi dhe rregullimi i makinave 
  • Kontrollimi i cilësisë së produktit
  • Zhvillimi i eksperimenteve për të përmirësuar cilësinë
  • Analizimi i produkteve të krijuara për defekte
  • Kontrollimi i produkteve për përputhjen mes tyre dhe specifikimeve
  • Riparimi i gomave dhe plastikave të konsumuara dhe me defekte

            
        

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të pëlqejnë aktivitetet praktike dhe manuale
  • Të kenë qëndrueshmëri fizike
  • Të pëlqejnë të punuarit me makineri dhe të kenë njohuri rreth tyre

Kushtet e punës

Teknologët e gomës dhe plastikës zakonisht punojnë në fabrika të cilat merren me prodhimin dhe rregullimin e cilësisë së gomës, plastikës dhe produkteve të tjera të përbëra nga këto materiale. Hapësira e punës zakonisht është jo shumë e pastër, e nxehtë dhe jo e ajrosur. Teknologët janë në lëvizje dhe qëndrojnë në këmbë për orë të tëra që të operojnë me makinat.

Veglat e punës

Teknologët e gomës dhe plastikës janë në kontakt me substancat për krijimin e këtyre produkteve dhe makinat e domosdoshme.  Ata kanë uniforma të punës që i mbrojnë nga papastërtia dhe kimikalet e krijuara.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i teknologut të gomës dhe plastikës mësohet në shkollat e mesme profesionale dhe përmes edukimit jo formal, siç është përvoja në vendin e punës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet