Udhëheqës/-e i/e udhëtimeve dhe grupeve turistike

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I ulet

FUSHA

Ushqim, Hoteleri, Turizëm

Paga

500 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Udhëheqësit e udhëtimeve dhe grupeve turistike shoqërojnë individët në grupe në vizita turistike apo ekskursione. Ata përshkruajnë pikat me interes siç janë muzetë, teatrot, vendet historike etj, dhe japin informacione për vizitorët.

Aktivitetet

  • Regjistrimi i vizitorëve dhe pjesëmarrësve të udhëtimit, si dhe lëshimi i kartave të identifikimit
  • Shoqërimi i vizitorëve në vende me interes si muze, ekspozita, parqe, vende me rëndësi historike dhe arkeologjike etj.
  • Përshkrimi dhe dhënia e informacionit mbi pikat me interes dhe përgjigjja e pyetjeve
  • Shpërndarja e broshurave
  • Garantimin e sigurisë fizike të grupeve
  • Zgjidhjen e problemeve me itineraret e udhëtimit, shërbimet ose akomodimin 

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të  jenë entuziast dhe të kenë dëshirë të udhëtojnë
  • Të jenë në gjendje të mirë fizike
  • Të  jenë të shoqërueshëm
  • Të kenë shkathtësi prezantimi dhe komunikimi
  • Të jenë të aftë të menaxhojnë grupe të të gjitha moshave me durim the takt
  • Të kenë aftësi të procesojnë informacione të shumta dhe të kenë kujtesë të mirë

Kushtet e punës

Udhëheqësit e udhëtimeve dhe grupeve turistike punojnë në industri të udhëtimeve dhe janë ekspertë në histori. Ata poashtu janë të punësuar në kopshte zoologjike, muze, galeri të artit etj. Pra, puna e tyre kryhet brenda ose jashtë. Zakonisht janë banorë të qytetit ku janë të punësuar.  Ata shoqërojnë grupet që udhëtojnë në këmbë, me autobusë apo me anije. Puna javore e udhëheqësëve të udhëtimeve dhe grupeve turistike është shumë e strukturuar dhe orari i tyre është rreth 40 orë brenda javës. Disa janë të punësuar në pozita sezonale, duke punuar vetëm gjatë muajve të verës kur ka më së shumti turizëm.

Veglat e punës

Udhëheqësit e udhëtimeve dhe grupeve turistike referohen në burime të sigurta të informacionit dhe kumunikojnë ato. Ata përdorin harta, fletëpalosje, teknologji për zërim dhe kamera. Ndonjëherë duhet të veshin uniformë.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Puna si uhëheqës i udhëtimit dhe grupeve turistike mund të kryhet edhe pa ndonjë kualifikim formal, por përmes eksperiencës në vendin e punës. Kualifikimi në turizëm, histori apo të ngjajshme lehtësojnë hyrjen në këtë profesion.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet