Veterinar/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Bujqësi dhe Veterinari

Paga

400 - 800

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Veterinarët diagnostikojnë, parandalojnë dhe trajtojnë lëndimet dhe sëmundjet e kafshëve. Ata mund të kujdesen për lloje të ndryshme kafshësh ose të specializojnë në trajtimin e një grupi specifik të kafshëve ose fushe. Përveç kësaj, veterinarët mund të ofrojnë shërbime për kompanitë që prodhojnë produkte farmaceutike dhe biologjike.

Aktivitetet

  • Ekzaminimi i kafshëve për të përcaktuar gjendjen fizike të përgjithshme ose natyrën e lëndimeve/sëmundjeve të tyre
  • Trajtimi i kafshëve duke përshkruar ilaçe, lidhur plagë, trajtuar infeksione ose kryer operacione
  • Mbledhja e gjakut, indeve të trupit, urinës ose lëngjeve të tjera të trupit për analiza dhe ekzaminime
  • Dhënia e vaksinave të kafshëve kundër sëmundjeve të ndryshme, p.sh. tërbimi
  • Këshillimi i pronarëve të kafshëve në lidhje me kujdesin e përgjithshëm, ushqimin, gjendjen mjekësore ose mundësitë e trajtimit
  • Informimi i publikut për sëmundjet e kafshëve që mund të transferohen tek njerëzit
  • Analizimi i imazheve ose e të dhënave të testeve për të marrë informacione rreth diagnozës dhe trajtimit.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri të shkëlqyera të mjekësisë dhe stomatologjisë dhe teknikave që përdoren për të diagnostikuar dhe trajtuar sëmundje dhe lëndime
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera në biologji, veçanërisht për organizmat e kafshëve dhe bimëve (përbërjen e tyre, funksionin dhe ndërveprimin me njëri-tjetrin dhe mjedisin)
  • Të kenë mendim kritik dhe shkathtësi në zgjidhjen e problemeve
  • Të kenë shkathtësi në komunikim, dëgjim dhe lexim
  • Të jenë në aftë të përdorin metoda shkencore për të zgjidhur problemet.

Kushtet e punës

Veterinarët punojnë në klinika të kafshëve ku trajtojnë qentë, macet dhe kafshë të tjera. Ndonjëherë ata punojnë në zona rurale, udhëtojnë në ferma për të trajtuar kafshët e sëmura. Veterinarët punojnë orë të gjata pune dhe atyre mund t'u kërkohet t'u përgjigjen thirrjeve në raste urgjente. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos kafshohen, shqelmohen ose të gërvishten nga kafshët e sëmura.

Veglat e punës

Veterinarët përdorin një llojllojshmëri të pajisjeve mjekësore të ngjashme me ato të përdorura nga mjekët, duke përfshirë stetoskopët dhe instrumentet kirurgjikale. Ata gjithashtu përdorin pajisje të ngjashme për diagnostikim të tilla si rrezet-x, ultratinguj dhe makina tjera radiografike. Veterinarët gjithashtu mund të përdorin pajisje siç janë testuesit e këmbëve, mjetet e pastrimi, si dhe pajisje për injeksione veterinare.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesionin e veterinarit mund ta ushtroni pas diplomimit në fakultetin e bujqësisë dega e veterinarisë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet