Xhampunues/-e

Shkollimi

Aktualiteti

I ulet

FUSHA

Paga

250 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Xhampunuesit riparojnë, prejnë, formësojnë, dizajnojnë dhe montojnë xhamin në shtëpi apo objekte të tjera. Gjatë një dite tipike të punës, xhampunuesit kryejnë këto detyra

Aktivitetet

  • Takimi me klientët për të diskutuar punën që do ta kryej
  • Specifikimi rreth madhësisë, ngjyrës, llojit dhe trashësisë së xhamit dhe vendit ku do të vendoset
  • Largimi i ndonjë xhami të thyer apo të vjetër para vendosjes së xhamit zëvendësues
  • Prerja e xhamit 
  • Dizajnimi dhe vendosja e xhamit në vendin e caktuar

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë në gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore
  • Të kenë koordinim të mirë sy-dorë
  • Të kenë balancë dhe fuqi fizike
  • Te kenë shkathtësi praktike dhe manuale

Kushtet e punës

Xhampunuesit punojnë në industri të kontraktimit apo të ndërtimit dhe shpërndarjes së materialeve. Një numër i vogël i xhampunuesve janë të vetë-punësuar. Kjo punë kërkon fuqi fizike sepse xhampunuesit e kalojnë shumicën e ditës në këmbë dhe duke bartur materiale të rënda. Gjatë vendosjes së xhamave zakonisht puna kryhet në grup. Xhampunuesit punojnë në ambiente pune të ndotura, të zhurmshme dhe shpeshherë të rrezikshme. Ata duhet të veshin uniformë që të evitojnë ndonjë lëndim të mundshëm fizik. Orari i punës zakonisht është i rregullt, por në rast të kërkesës së madhe ata punojnë me orare të zgjatura.

Veglat e punës

Xhampunuesit përdorin shumë mjete pune, duke përfshirë ato për prerje, dekorim, transport dhe montim. Disa nga to janë: pajisjet për prerje, çekani, delta, etj. Po ashtu duhet të veshin pajisje sigurie si dorëza, syza dhe çizme pune.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Xhampunuesit zakonisht kanë të përfunduar shkollën fillore apo të mesme dhe fitojnë aftësitë duke praktikuar punën e tyre. Disa prej tyre kryejnë shkolla teknike në drejtime të ngjashme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet