Zhvillues/-e i/e aplikacioneve

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

Shkollimi

Informatikë Teknologji Inxhinieri

Paga

400 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Zhvilluesit e aplikacioneve kombinojnë aftësitë e tyre për dizajn dhe IT për të krijuar, zhvilluar dhe mirëmbajtur një aplikacion për telefona mobil.

Aktivitetet

  • Krijimi i konceptit të aplikacionit dhe gjithë komponentët e tij
  • Balancimi në mes të pamjes dhe funksionalitetit të aplikacioneve
  • Konsultimi me klientët rreth kërkesave të tyre
  • Programimi i aplikacioneve
  • Testimi i kualitetit të aplikacioni për të shmangur ndonjë problem

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë të aftë të punojnë individualisht ose si pjesë e grupit
  • Të jenë të aftë të punojnë nën presion
  • Të jenë familjar me gjuhët programuese kompjuterike
  • Të jenë të informuar me të rejat e zhvillimit të teknologjisë
  • Të jenë kreativ dhe të aftë në zgjidhje të problemeve

Kushtet e punës

Zhvilluesit e aplikacioneve mund të punojnë në vende të ndryshme ku kanë qasje në kompjuter dhe internet. Përderisa një numër i zhvilluesve të aplikacioneve punojnë në zyrë si të punësuar, një numër i tyre punojnë nga shtëpia si kontraktues të pavarur. Orari i punës varet nga punëdhënësi dhe lloji i projektit. Orari i tyre i punës është i rregullt, përpos në rastet kur punohet nga shtëpia, atëherë mjafton që detyrat të përfundohen brenda kohës së caktuar.   

Veglat e punës

Zhvilluesit e aplikacioneve punojnë zakonisht në kompjuter, ku përdorin një numër të madh të programeve për zhvillim dhe dizajnim të aplikacionit. Disa përdorin edhe skema jashtë kompjuterit për të projektuar procedurat e zhvillimit të aplikacionit.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si zhvillues i aplikacioneve duhet të përfundohet edukimi formal në inxhinieri kompjuterike, shkenca kompjuterike apo trajnime të tjera profesionale.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet