Zhvillues/-e i/e softuerit

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Informatikë Teknologji Inxhinieri

Paga

400 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Zhvilluesit e softuerëve hulumtojnë, zhvillojnë, zbatojnë dhe mirëmbajnë të gjitha llojet e sistemeve softuerike për fusha të ndryshme, p.sh. industri, mjekësi, biznes dhe më shumë. Zhvilluesit e softuerëve kryejnë aktivitetet e tyre duke përdorur gjuhë programuese, platforma dhe pajisje, si dhe duke praktikuar teknika dhe parime të analizave matematikore, inxhinierisë dhe shkencave kompjuterike.

Aktivitetet

  • Modifikimi i i programeve softuerike për përmirësim të performancës së sistemit
  • Monitorimi i performancës së sistemeve kompjuterike për të siguruar funksionalitetin e tyre
  • Menaxhimi i aktiviteteve të sistemit dhe projekteve të teknologjisë informative
  • Planifikimi dhe zhvillimi i aplikacioneve softuerike
  • Komunikimi me klientë rreth statusit të projektit, sugjerimeve dhe çështjeve teknike
  • Planifikimi dhe zhvillimi i sistemeve softuerike duke përdorur modele matematikore dhe analiza shkencore
  • Testimi i softuerëve për defekte
  • Përgatitja e të dhënave analitike
  • Mbështetja teknike për mirëmbajtjen ose përdorimin e softuerit.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për aplikimin praktik të shkencës dhe teknologjisë inxhinierike
  • Të jenë të aftë të aplikojnë parimet dhe teknikat e shkencave kompjuterike, matematikës, dizajnit dhe inxhinierisë
  • Të kenë shkathtësi në të folur, dëgjuar dhe lexuar
  • Të kenë shkathtësi në zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik
  • Të jenë të aftë të përdorin formula dhe metoda matematikore për të zgjidhur probleme
  • Të jenë të aftë të komunikojnë ide dhe informacione.

Kushtet e punës

Zhvilluesit e softuerëve punojnë në zyrë. Zakonisht, ata punojnë me orar të rregullt, ndonjëherë për të përmbushur afatet, atyre mund t'u kërkohet të punojnë edhe gjatë fundjavave. Zhvilluesit e softuerëve mbajnë kontakte me klientët, programuesit, projektuesit dhe analistët.

Veglat e punës

Zhvilluesit e softuerëve pothuajse të gjithë punën e tyre e kryejnë në kompjuterë dhe përdorin programe të ndryshme kompjuterike si dhe gjuhë të ndryshme programuese si p.sh C++, Java, JavaScript, HTML, PHP, Java Swift etj. Gjithashtu, zhvilluesit e softuerëve përdorin një sërë njësish të procesorëve dhe serverëve kompjuterik, varësisht llojit të softuerit që ata zhvillojnë.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i zhvilluesit të softuerit mësohet në shkollat e mesme profesionale, fakultet të shkencave kompjuterike ose përmes edukimit jo-formal, p.sh. trajnimit në vendin e punës apo trajnimeve profesionale.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet