Zhvillues/-e i/e web-it

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Informatikë Teknologji Inxhinieri

Paga

400 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Zhvilluesit e uebit dokumentojnë, zhvillojnë, modifikojnë dhe zbatojnë softuerë me qasje në ueb. Me aftësitë e tyre teknologjike, zhvilluesit e uebit e lidhin klientin me strategjitë e biznesit, çështjet dhe problemet e softuerit dhe kërkojnë mënyra për ta përmirësuar një aplikacion.

Aktivitetet

  • Krijimi, dizajnimi, modifikimi dhe mirëmbajtja e faqeve të internetit ose e aplikacioneve të uebit
  • Përdorimi i sistemeve kompjuterike për të vendosur funksione, për procesim të informacioneve ose për të shkruar softuer
  • Monitorimi dhe sigurimi i informacioneve digjitale
  • Zhvillimi dhe dokumentimi i sistemeve të komunikimit ose modeleve të informacionit
  • Instalimi i harduerit në kompjuterë
  • Ofrimi i shërbimeve për klientë
  • Zbatimi i masave të sigurisë në sistemin kompjuterik dhe informativ
  • Zhvillimi, dizajnimi dhe përditësimi i përmbajtjes së faqeve të internetit
  • Testimi dhe modifikimi i performancës së softuerit
  • Analizimi i të dhënave të projekteve për të përcaktuar kërkesat dhe specifikimet e tyre.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri mbi aplikimin praktik të prodhimit të medias dhe të teknikave të shpërndarjes
  • Të kenë mendim kritik dhe shkathtësi në zgjidhje të problemeve
  • Të kenë shkathtësi në të folur, dëgjim dhe lexim
  • Të kenë shkathtësi koordinuese dhe monitoruese
  • Të jenë të aftë të analizojnë nevojat dhe kërkesat e produktit për të krijuar një dizajn
  • Të jenë të aftë të kuptojnë gjuhët e programimit dhe kodimin
  • Të jenë të aftë të përdorin formula matematikore dhe metoda për të zgjidhur problemet
  • Të jenë të aftë të komunikojnë ide dhe informacione.

Kushtet e punës

Zhvilluesit e uebit punojnë në zyrë. Zakonisht, ata kanë orar të rregullt, mirëpo në varësi të projektit, atyre mund t'u kërkohet të punojnë jashtë orarit të punës për të përmbushur afatet. Zhvilluesit e uebit mbajnë kontakte të ngushta me klientët, projektuesit, analistët dhe programuesit e projekteve.

Veglat e punës

Zhvilluesit e uebit punojnë më së shumti në kompjuterë, ku përdorin një numër të madh të programeve për zhvillim të një uebi, siç janë C++ dhe Visual Basic. Gjithashtu, ata përdorin serverë të ndryshëm të kompjuterëve, siç janë serverët e aplikimit dhe ata të uebeve, varësisht nga lloji i softuerit që ata janë duke zhvilluar.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë zhvillues i uebit, zakonisht ju duhet të përfundoni një kualifikim formal në zhvillimin e softuerëve, shkenca kompjuterike, programim ose teknologji informacioni për biznes.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet