Zjarrfikës/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I ulet

FUSHA

Siguri Publike

Paga

400 - 500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Zjarrfikësit duhet t‘iu përgjigjen emergjencave në rast zjarri ose situata të tjera të rrezikshme. Ata mbikëqyrin evakuimin e ambienteve të rrezikuara dhe sigurojnë që viktimat të jenë nën kujdesin e profesionistëve. Pasi ambientet evakuohen, zjarrfikësit sigurohen që zjarri të shuhet në përputhje me rregulloret e sigurisë dhe shëndetit. Gjithashtu, zjarrfikësit organizojnë pastrimin e vendit të ngjarjes si dhe bëjnë vlerësimin e dëmeve.

Aktivitetet

  • Reagimi në rast alarmesh zjarri dhe telefonata tjera për ndihmë, si aksidentet me makina dhe ato industriale, si dhe emergjenca tjera
  • Kontrollimi dhe fikja e zjarreve duke përdorur pajisje adekuate
  • Shpëtimi i njerëzve nga ndërtesat që digjen, vendet e aksidenteve dhe atyre të bllokuar në situata të rrezikshme
  • Vlerësimi i gjendjes së zjarreve dhe situatave dhe raportimi i gjendjes tek eprorët e tyre
  • Dhënia e ndihmës së parë
  • Gjetja e zjarreve dhe zonave në rrezik zjarri
  • Parandalimi ose kufizimi i përhapjes së substancave të rrezikshme në rast zjarri ose aksidentesh
  • Përdorimi pajisjeve zjarrfikëse
  • Informimi i publikut për parandalimin e zjarrit.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri të shkëlqyera për metodat, materialet, mjetet dhe makinat që përdoren për riparimin e ndërtesave, rrugëve dhe shtëpive
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera për metodat dhe parimet e lëvizjes së njerëzve ose mallrave me anë të rrugëve detare, ajrore, rrugore ose hekurudhore
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera për pajisjet, strategjitë, procedurat dhe politikat për promovimin e teknikave të sigurisë për mbrojtjen e njerëzve, si dhe për mbrojtjen e të dhënave dhe institucioneve
  • Të kenë shkathtësi në mendim kritik dhe zgjidhje të problemeve
  • Të kenë aftësi koordinimi dhe monitorimi
  • Të jenë të aftë t’i përgjigjen shpejt sinjaleve, të tilla si zhurma dhe drita
  • Të jenë të aftë të kryejnë aktivitete fizike të tilla si ecja, ngjitja dhe ngritja e peshave.

Kushtet e punës

Zjarrfikësit punojnë me ndërrime, gjatë natës, vikendeve dhe festave për shkak se shërbimi i zjarrfikësve ofrohet 24 orë. Ata punojnë në lartësi të larta, ambiente të rrezikshme dhe të ndotura, si dhe në prani të zjarreve.   

Veglat e punës

Zjarrfikësit përdorin një numër të madh të pajisjeve të specializuara, të cilat mund të ndryshojnë në varësi të situatës në të cilën ata gjendën. Ata përdorin pajisje mbrojtëse të dizajnuara posaçërisht për ta, të tilla si helmeta, dorëza, aparate të frymëmarrjes dhe uniforma. Zjarrfikëseve mund t’u kërkohet të përdorin mjetet hidraulike të shpëtimit, shkallët, pompat e ujit me presion, aparatet për shuarje të zjarrit etj. Ata gjithashtu përdorin lloje të ndryshme të automjeteve, siç janë: kamionët e zjarrit, kamionët me aparaturë ajrore për ngjitje etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i zjarrfikësit mësohet gjatë trajnimeve të posaçme në vendin e punës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet