Mohim i përgjegjësisë

Portali Busulla.COM duke përfshirë materialet, informatat, figurat, dhe logot është zhvilluar, operohet, dhe menaxhohet nga Smart Bits dhe Basic Check. Përmbajtja në këtë portal ofrohet si shërbim për vizitorët dhe mund të përdoret vetëm për qëllime informative dhe këshilluese.


Ekipi ynë është i përkushtuar për ta mbrojtur sigurinë, integritetin, dhe privatësinë e të dhënave nëpërmjet përdorimit të masave të nevojshme mbrojtëse. Ky portal nuk blen, shet apo shpërndan të dhënat e përdoruesve me persona apo kompani tjera.


Përdoruesi është përgjegjës për zgjedhjen dhe përdorimin e informacionit. Atij/asaj nuk i lejohet të transferojë, riprodhojë, ose modifikojë informacionin e siguruar nga ky portal


Busulla.COM nuk mban përgjegjësi për sigurinë dhe kushtet e privatësisë të ndërlidhura me faqet të cilat ne i referojmë apo citojmë. Është përgjegjësi e secilit përdorues që t’i shqyrtoj të drejtat e autorit dhe kufizimet e këtyre faqeve dhe të sigurojë lejen e nevojshme.


Informatat e ofruara në Busulla.COM nxirren nga burime të besueshme, por saktësia e tyre nuk mund të garantohet. Informacioni i dhënë është udhëzues dhe mund të ndryshohet ose fshihet pa paralajmërim.


Rekomandimet dhe këshillat për orientim në karrierë ofrohen në bazë të informatave të mbledhura nga rezultatet e përdoruesve në testin IVAP dhe Testin e Vlerësimit të Potencialit Basic Check. Megjithatë, portali nuk mban përgjegjësi për rezultatin e vlerësimeve. Testet e karrierës kanë për qëllim vetë-njohjen dhe janë projektuar për t’i ndihmuar përdoruesit të identifikojnë tipat e personalitetit, interesat, vlerat, aftësitë, dhe preferencat. Përdoruesi mban përgjegjësinë për çdo veprim apo vendim të marrë si rezultat i përdorimit të këtij portali apo testeve të vetë-njohjes.


Busulla.COM nuk është përgjegjëse për asnjë veprim të këshilltarëve të karrierës përtej shërbimeve të ofruara në kuadër të portalit.


Ekipi administrues i portalit Busulla.COM ruan të drejtën për të ndryshuar këtë dokument sipas nevojës dhe në çdo kohë.