Duke u bazuar në nenin 12 paragrafi 4 i ligjit me numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dispozitave të ligjit me numër 04/L -077 mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve, dhe në bazë të Vendimeve nr. 01/060-74716 të dt. 23.05.2018 të Kryetarit të Komunës, Komuna e Prizrenit, shpall këtë:

KONKURS PËR SHËRBIME TË VEÇANTA

Drejtoria për Administratë
1. Pozita: Zyrtar për punë me palë

Kohëzgjatja: Kohë të caktuar -6 muaj
Paga bruto: 300 euro
Numri i të angazhuarve: 3

Detyrat kryesore:
• Pranon shkresat nga palët, protokolon të gjitha shkresat që ju drejtohen sipas nurmave të caktuar;
• Përcjellja në mënyrë elektronike lëvizjen e lëndëve tek drejtoritë përgjegjës;
• Ia dorëzon palës përgjigjen në aplikacion, apo vendimin e administrative;
• Pranon postën për Oganet Komunale, Drejtorit komunale dhe njësitë tjera të Administratës Komunale;
• Mban korrespodencë në mes të palëve dhe zyrtarëve të drejtorisë, ndërmarrjeve,institucioneve etj.
• Kryen edhe punët tjera që kërkohen nga shefi i Sektorit.

Shkathtësitë e kërkuara:
• Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës;
• Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
• Shkathtësi hulumtuese , analitike dhe të vlerësim të informacionit;
• Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet:
Diplomë e shkollimit të mesëm.

Dokumentacioni i kërkuar:
• Aplikacioni për punësim (i plotësuar me të dhëna të sakta)
• Fotokopja e vërtetuar e diplomës
• Fotokopja e Letërnjoftimit
• Ekstrakti i lindjes
• CV

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 13.09.2018-20.09.2018 që konsiderohet si ditë e fundit e përmbylljes së konkursit. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë aplikuesit të cilët i plotësojnë kriteret sipas udhëzimeve të përmendura si në dispozitiv. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kërkesat për aplikim së bashku me dokumentacionin e bashkëngjitur duhet të dorëzohen në sportelin e pranimit nr. 3 në objektin e Administratës Komunale në Komunën e Prizrenit, rr. ‘‘Remzi Ademaj ’’p.n-Prizren duke filluar prej orës 08:00 deri në orën 16:00.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?