Duke u bazuar në nenin 12 paragrafi 4 i ligjit me numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dispozitave të ligjit me numër 04/L -077 mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve, dhe në bazë të Vendimeve nr. 01/060-74716 të dt. 23.05.2018 të Kryetarit të Komunës, Komuna e Prizrenit, shpall këtë:

KONKURS PËR SHËRBIME TË VEÇANTA

Zyrtar për IT 

Kohëzgjatja: Kohë të caktuar -6 muaj
Paga bruto: 378 euro
Numri i të angazhuarve: 2

Detyrat kryesore:
• Mirëmban rrjetin LAN, antenat ndërmjet ndërtesave të Komunës, switchat dhe lidhjet në mes switchave dhe pajisjeve kompjuterike,
• Instalon sistemet operative dhe programet e nevojshme,
• Ndihmon në zhvillimin e koncepteve te reja, teknikave dhe standardeve, bën instalimin, konfigurimin dhe testimin e pajisjeve të rrjetave,
• Administron me pajisje te rrjetit për nevojat e komunës,
• Administron rrjetin e Internetit dhe mbikqyrë funksionimin e sistemit të ndërlidhjes dhe telefonisë,
• Kryn edhe punë të tjera sipas kërkesave të mbikqyrësit.

Shkathtësitë e kërkuara:
• Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit universitar;
• Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
• Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ;
• Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet:
• Diplomë universitare

Dokumentacioni i kërkuar:
• Aplikacioni për punësim (i plotësuar me të dhëna të sakta)
• Fotokopja e vërtetuar e diplomës
• Fotokopja e Letërnjoftimit
• Ekstrakti i lindjes
• CV

Konkursi ngel i hapur nga dt. 13.09.2018-20.09.2018 që konsiderohet si ditë e fundit e përmbylljes së konkursit. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë aplikuesit të cilët i plotësojnë kriteret sipas udhëzimeve të përmendura si në dispozitiv. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kërkesat për aplikim së bashku me dokumentacionin e bashkëngjitur duhet të dorëzohen në sportelin e pranimit nr. 3 në objektin e Administratës Komunale në Komunën e Prizrenit, rr. ‘‘Remzi Ademaj ’’p.n-Prizren duke filluar prej orës 08:00 deri në orën 16:00.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?