Duke u bazuar në nenin 12 paragrafi 4 i ligjit me numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dispozitave të ligjit me numër 04/L -077 mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve, dhe në bazë të Vendimeve nr. 01/060-74716 të dt. 23.05.2018 të Kryetarit të Komunës, Komuna e Prizrenit, shpall këtë:

KONKURS PËR SHËRBIME TË VEÇANTA

Bashkëpunëtor profesional për mbledhjen e të dhënave në teren

Kohëzgjatja :Kohë të caktuar -6 muaj
Numri i të angazhuarve: 1 (një)
Tarifa e pagesës: 320 Euro

Detyrat kryesore:
• Pranon kërkesat nga qytetarët dhe i protokollon të gjitha shkresat që i drejtohen Drejtorisë.
• Përcjell në mënyrë elektronike lëvizjen e lëndëve tek Drejtoritë përkatëse dhe marrja e përgjigjjeve për Drejtorinë.
• Grumbullon të dhënat dhe raportet në terren për nevojat e Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri.
• Mbanë korrespodencë në mes zyrtarëve të drejtorisë dhe qytetarëve.
• Asiston në punën e komisionit për vlerësimin e objekteve që paraqesin rrezikueshmëri për qytetarët.

• I ndihmon ekipit hartues për hartimin e planit emergjent në Qendrën Historike të Qytetit.
• Kryen edhe punë tjera me rekomandim të Drejtorit dhe Zyrtarëve të Drejtorisë.
Shkathtësitë e kërkuara:
• Njohuri profesionale në fushën përkatëse të punës.
• Aftësi në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës.
• Shkathtësi komunikuese me palët dhe stafin e brendshëm të Komunës.
• Njohje e mirë e punës me kompjuter (Word, Excel, Power Point, Access).

Kushtet:
• Diplomë e Shkollës së Mesme

Dokumentacioni i kërkuar:
• Aplikacioni për punësim (i plotësuar me të dhëna të sakta)
• Fotokopja e vërtetuar e diplomës
• Fotokopja e Letërnjoftimit
• Ekstrakti i lindjes
• CV

Konkursi ngel i hapur nga dt. 13.09.2018-20.09.2018 që konsiderohet si ditë e fundit e përmbylljes së konkursit. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë aplikuesit të cilët i plotësojnë kriteret sipas udhëzimeve të përmendura si në dispozitiv. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kërkesat për aplikim së bashku me dokumentacionin e bashkëngjitur duhet të dorëzohen në sportelin e pranimit nr. 3 në objektin e Administratës Komunale në Komunën e Prizrenit, rr. ‘‘Remzi Ademaj ’’p.n-Prizren duke filluar prej orës 08:00 deri në orën 16:00.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?