DREJTORIA KOMUNALE E ARSIMIT

Nr. 2619/2018 Datë: 25.09.2018

Në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L-032, nenit 8 të Ligjit mbi Punën në Republikën e Kosovës nr. 03/L-212, Udhëzimit Administrativ të MAShT-it nr. 17/2009 të datës 28.08.2009, Udhëzimit Administrativ të MAShT nr. 08/2010-normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ të MAShT nr. 05/2015- normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional dhe Udhezimit administrativ të MPMS nr. 7/2017-Rregullimi i procedurave të procedurave në sektorin publik, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, shpall:

KONKURS
për vende të lira pune

SHFMU ’’Zenun Cocaj’’- në Gjonaj

– Nje mesimdhenes te Lëndës së Gjeografisë për kohë të caktuar / 31.08.2019

SHFMU ’’Pjeter Budi’’- në Lugishë / Has
– Një mësimdhënës të Lëndës së Biologjisë, me kohë të caktuar

SHFMU ’’Bajram Curri’’- në Romajë
– Një mësimdhënës të Lëndës së Biologjisë (10 orë) , me kohë të caktuar 31.08.2019, me plotësim norme në Kobanjë (8 orë)

SHFMU ’’Ibrahim Fehmiu’’- në lagjen Arbana ne Prizren
– Një mësimdhënës të Lëndës së Kultures Muzikore / 31.12.2018

Pergatitja shkollore /kualifikimin për mësimdhënës sipas Udhezimit administrativ të MAShT-it nr.10/2018.

Dokumentacioni:
• Kopjen e vërtetuar të diplomës
• Nostrifikimin nëse kandidati e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.
• Dëshminë mbi përvojën e punës.
• Referencë për rezultatet në punë.
• Trajnimet profesionale.
• Certifikatën e lindjes.
• Kopjen e letërnjoftimit.
• Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (kandidati e sjell pasi të pranohet në marrëdhënie pune).
• Vërtetimin nga Policia e Kosovës se kandidati nuk ka qenë i dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët.
• Aplikacionet merren në DKA dhe dorëzohen të plotësuara së bashku me dokumentacionin e kërkuar në DKA.

Konkursi mbetet i hapur deri më datë 09.10.2018
Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk iu kthehet kandidatëve.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?