TEB është një ndër bankat më me renome në  Kosovë dhe është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të  BNP Paribas.
TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën e përkohshme (1 vit e 6 muaj): Zyrtar i lartë për Raportim Financiar, në Zyrën Qendrore, në Prishtinë.

Përgjegjësitë primare:

• Përgatit raportet ditore për menaxhmentin e bankës dhe për kompaninë amë.
• Përgatit dhe dërgon në BQK raportet ditore, javore, mujore, tremujore dhe vjetore në formatin e përcaktuar nga BQK.
• Kryen kontrollin e raporteve në përputhje me kërkesat për raportim të Bankës Qëndrore.
• Asiston në përgatitjen e deklaratave tatimore dhe punëve të tjera tatimore.
• Përgatit dhe dërgon në kompaninë amë paketat konsoliduese financiare dhe paketat të tjera raportuese sipas orarit të përcaktuar.
• Përgatit dhë dërgon raporte të ndryshme financiare tek partnerët, palët e interesit, institucionet financiare ndërkombëtare dhe palë të tjera relevante.
• Asiston në përgatitjen, monitorimin dhe analizën e rezultateve operative mujore.
• Asiston në përgatitjen raporteve të performancës operative dhe financiare të departamenteve dhe degëve të bankës.
• Detyra të tjera relevante sipas nevojës.

Njohuritë dhe shkathtësitë e kërkuara:

• Njohuri të mira në kontabilitet, financa, buxhet dhe në parime të kontrollit të shpenzimeve duke përfshire njohuri mbi SNRF.
• Të ketë njohuri të sistemeve të automatizuara të raportimeve financiare dhe të kontabilitetit.
• Aftësi për të analizuar të dhënat financiare, përgaditjen e raporteve, pasqyrave dhe parashikimeve financiare.
• Njohuri mbi analizën e  profitabilitetit të produketeve bankare.
• Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe të folur dhe aftësi ndërpersonale.
• Të jetë efikas në punë ekipore, të jetë kontributdhënës në ekip në prodhimin e materialeve cilësore brenda afateve të dendura kohore.

Kërkesat profesionale:

• Diplomë universitare në Kontabilitet, Financa, Menaxhment ose në Ekonomi.
• Preferohet ta ketë përfunduar sukseshëm SHKÇAK ose  kualifikime të ngjashme në kontabilitet.
• Së paku katër (4) vite eksperiencë në kontabilitet dhe/ose raportim financiar  ose në auditim financiar.
• Njohuri pune të gjuhës angleze.
• Aftësi ndërpersonale dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese, aftësi të përshtatjes që të plotësojë kërkesat e një ambienti që ndryshon dhe fleksibilitet në orar të punës.

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 03.10.2018. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Procesi i përzgjedhjes kërkon që kandidatët do ti nënshtrohen testimit në kontabilititet / matematikë financiare dhe nëse testi kalohet do të ftohen për intervistë.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?