Përmbledhje

TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.

TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Menaxher i Degës Qendra e Korporatave, Çagllavicë:

Përgjegjësitë
· Siguron promovimin e shitjes së produkteve dhe shërbimeve bankare
· Për të siguruar rritjen e normës së tregut të degës dhe të përfitimeve nga objektivat e caktuara, ofron optimizimin e burimeve të degës, realizon planifikimin e nevojshëm dhe koordinim
· Përcjellë veprimet ekonomike të tregut, politikat e kompanive konkurrente, gjendjen e tregut dhe botimet ekonomike; punon në relacionet e shërbimit dhe kreditimit si dhe në sigurim të depozitave
· Me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe përfitimeve të degës, ofron rregulla të punës dhe siguron zbatimin e tyre përmes kontributit të të gjithë personelit të degës.
· Siguron përmbushjen e përgjegjësive të përcaktuara nga departamenti/regjioni përkatës i tij/saj, që janë të ndërlidhura me përpjekjen për formimin e buxhetit vjetor të degës.
· Udhëheq shpërndarjen e konsumatorëve në kuadër të degës përkatëse, përcjellë dhe udhëheq performancën e klientëve.
· Përcjellë performancën e shitjes dhe proporcionin e arritjes së portfoliove në degë.

Jep udhëzime të nevojshme në lidhje me arritjen e objektivave.

Kualifikimet e kërkuara:
· Së paku Diploma e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
· Së paku tri vjet eksperiencë në pozita menaxheriale
· Preferohet pesë vjet eksperiencë bankare
· Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij
· Shkathtësi planifikimi, organizimi dhe menaxheriale
· Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
· T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
· Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
· Njohuri të mira të MS Office
· Efikas në punë ekipore
· Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze

Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/.

Afati i fundit për aplikim është 12.10.2018. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?