I. Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari

Titulli i pozitës : Zyrtar për buxhet dhe financa 1, BF/270

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Koeficienti: 6

Lloji i emërimit I KARRIERËS

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00004107

Qëllimi i vendit të punës: Sigurimi i zbatimit të politikave,procedurave,standardeve për planifikimin dhe realizimin e buxhetit si dhe praktikave financiare dhe operative të cilat lehtësojnë dhe mbështesin menaxhimin financiar.

Detyrat Kryesore;

  1. Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planin e punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin tjetrër profesional për planifikimin e buxhetitlit;
  2. Merr pjesë në hartimin e planeve buxhetore vjetore të institucionit,dhe ndihmon zyrtarët përkatës brenda institucionit për të siguruar që planet kompletohen me përpikëri dhe sipas afatit;
  3. Kujdeset për përcjelljen e gjendjes së buxhetit në free –balanc,monitorimin e shpenzimeve të buxhetit gjatë vitit dhe përgadit raporte lidhur me shpenzimet e buxhetit;
  4. Evidenton faturat për pagesen e projekteve dhe pagesave në regjistrin përkatës dhe kujdeset për procedimin e tyre me kohë për ekzekutimin e pagesave;
  5. Mbledh dhe sistemon propozimet buxhetore dhe në bashkëpunim me zyrtarin e bartë shqyrton korrektësinë,saktësinë e propozimeve;
  6. Kujdeset për plotësimin e obligimeve të organizatës buxhetore, duke përfshirë këtu pagesen me kotë e faturave për realizimin e procedurave të prokurimit dhe pagesave;
  7. Mbanë evidencë për pagesën e lëndëve lidhur me udhëtimet zyrtare jashtë vendit- për avance të udhëtimeve zyrtare;
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyr të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë univerzitare,drejtimi ekonomik,financa,biznes apo të ngjajshme,pa përvoj ose shkollë të lartë, 2 vite përvoj profesionale;
  • Njohuri profesionale në fushen e buxhetit dhe financave;
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese,analitike, vlerësuese të informacionit;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word,Exel,Pover Point,Access

Për pozitat e cekur më lartë zbatohet puna provuese prej dymbëdhjetë (12) muajve konform nenit 20 paragrafi  2 të LSHCK. 

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon: 

  1. dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar, ndërsa  e nostrifikuar në MASHT nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës,
  2. dëshmi mbi përvojën e punës ,
  3. certifikatat për trajnime dhe njohje të punës me kompjuter,
  4. dokumentin e identifikimit
  5. certifikatën se nuk është nën hetime dhe  nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve

Afati i aplikimit në QSHQ është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike të konkursit në  gazetë ditore, Web faqen komunale dhe në tabelën komunale të shpalljeve publike edh atë nga data;05.12.2018 deri më datë; 19.12.2018 ora 16.

Shërbimi Civilë i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale,siç parashihet në nenin 11 të Ligjin mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën  dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes Ueb faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve në fotokopje nëse pas përfundimit të procedurës së rekrutimit në afat prej 30 ditësh nuk tërhiqen të njëjtat nuk do të  kthehen.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?