Drejtoria për Arsim/Konvikti i Nxënësve dhe Studentëve/

Titulli i pozitës : Zyrtar i depos 3, AD/ 220

Nr. i ekzekutuesve 1 (një)

Koeficienti: 5

Lloji i emërimit : I KARRIERËS

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00004111 

Qëllimi i vendit të punës: Sigurimi i mbështetjes për deponimin dhe mirëmbajtjen e mallit si dhe  shpërndarjen e tij tek njësit organizative të institucionit 

Detyrat Kryesore: 

  1. Është përgjegjës për organizimin e depos në përputhje me procedurat dhe politikat e organizatës,
  2. Mban evidenca të sakta dhe të plota të mallit në kopje fizike dhe elektronike dhe ruan të gjitha të dhënat relevante të mallit;
  3. Bënë pranimin e mallit, kujdeset për mirëmbajtjen dhe bënë shpërndarjen sipas kërkesave të njësive organizative dhe zyrtarëve;
  4. Vlerëson dhe kujdeset për hapësirën e nevojshme për deponim të mallit dhe përgatit planet e deponimit të mallrave në ardhje;
  5. Përgatit raporte të rregullta për stoqet e mallrave në depo;
  6. Përgadit të gjitha procedurat dhe hapat e nevojshëm për asgjësimin e mallrave të pa përdorshëm;
  7. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 5%

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara: 

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës,
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata,dhënë udhëzime dhe përcjell informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në programet  Word, Excel;
  • Arsimim i mesëm,trajnim përkatës dhe së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative; 

Për pozitat e cekur më lartë zbatohet puna provuese prej dymbëdhjetë (12) muajve konform nenit 20 paragrafi  2 të LSHCK. 

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon: 

  1. dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar, ndërsa  e nostrifikuar në MASHT nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës,
  2. dëshmi mbi përvojën e punës ,
  3. certifikatat për trajnime dhe njohje të punës me kompjuter,
  4. dokumentin e identifikimit
  5. certifikatën se nuk është nën hetime dhe  nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve

Afati i aplikimit në QSHQ është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike të konkursit në  gazetë ditore, Web faqen komunale dhe në tabelën komunale të shpalljeve publike edh atë nga data;05.12.2018 deri më datë; 19.12.2018 ora 16.

Shërbimi Civilë i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale,siç parashihet në nenin 11 të Ligjin mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën  dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes Ueb faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve në fotokopje nëse pas përfundimit të procedurës së rekrutimit në afat prej 30 ditësh nuk tërhiqen të njëjtat nuk do të  kthehen.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?