TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë dhe është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB kërkon kandidatë të kualifikuar për PraktikantAsistent i Portfolios Komerciale në degën Kryesore në Prizren

Përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e eprorit direkt dhe me qëllim të fitim të njohurive profesionale, Praktikanti do të marr pjesë në:

  • Të prezantojë dhe të shesë produktet dhe shërbimet tona për klientët tanë të mundshëm.
  • Të veprojë sipas procedurave të brendshme të bankës lidhur me Njihe Klientin Tënd për Klientët Komercial dhe të Korporatave.
  • Të bëjë vizita të klientëve lidhur me NjKT (Njihe Klientin Tënd)
  • Të kryejë detyrat që mund të caktohen nga Divizioni Komercial dhe i Korporatave.
  • Të formojë numrin e klientit dhe kompletojë të gjitha dokumentet e kërkuara nga Departamenti i Pajtueshmërisë.
  • Ai/ajo siguron që të mbajë të gjitha dokumentet që lidhen me pozicionin e tij / saj në përputhje me rregulloret e Bankës dhe aplikimet.
  • T’i asistoj zyrtarët e portfolios komeriale në punët e përditshme.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Preferohet diplomë e Universitetit Ekonomik ose e Administrim Biznesit
  • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij
  • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
  •  Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
  • Njohuri të mira të MS Office
  • Efikas në punë ekipore
  • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
  • Leje të vozitjes

Ofrohet kontratë praktike me gjashtë muaj kohëzgjatje.
Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com.

Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/.
Afati i fundit për aplikim është 16.12.2018.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?